Keshilli Bashkiak i dale nga zgjedhjet vendore te 21 qershor 2015, ka nje mandat kohor per nje periudhe 4-vjecare. Mandati i keshilltarit eshte i vlefshem nga koha qe keshilltaret bejne betimin dhe e nenshkruajne ate, deri ne konstituimin e Keshillit pasardhes.
Mandati i keshilltarit pushon para afatit 4-vjecar ne rastet qe parashikon  pika 4 e ligjit Nr. 8452     dt 31.07.2000, “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.
Keshilltari qe mbaron mandatin para koha, ne perputhje me ligjin leshon nje deklarate me shkrim ku shpjegon arsyet perkatese. Per zevendesimin e tij komisioni i mandateve i paraqet KB kandidatin e rradhes te listes shumeemerore te subjektit elektoral te cilit ai i perkiste, duke ndjekur kete radhe pune:

  • Verifikon vlefshmerine e mandatit
  • Harton proces-verbalin dhe e lexon ate para Keshillit
  • Organizon betimin e keshilltarit dhe nenshkrimin e tekstit prej tij.

Gjate periudhes, nga data e shpalljes se zgjedhjeve te radhes, deri ne konstituimin e Keshillit te ri, Keshilli Bashkiak, ushtron funksione te kufizuara dhe merr vendime vetem per raste te situatave emergjente.
Keshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij sipas nenit 26.
Keshilli Bashkiak i Durresit perbehet nga 51 keshilltare.
Ne Keshillin Bashkiak te Durresit u zgjodh Kryetar, z.Alban Rramohitajdhe n/kryetar z.Artur Bujari