PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën[1], Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere[2].

Në kuadër të Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në partneritet me projektin ReLOaD në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Durrës organizon sesione mentorimi sipas axhendës:

Data

Ora

Tematika e sesionit të mentorimit

19.03.2019

10:00 - 13:00

Korniza logjike

14:00 – 17:00

Projekt propozimi

20.03.2019

10:00 - 13:00

Buxheti

14:00 – 17:00

Plani i aktiviteteve

21.03.2019

10:00 - 13:00

Cështje të tjera të aplikimit

14:00 – 17:00


Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

----------------------------------------

[1] Të gjitha referencat lidhur me Kosovën duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 (1999)

[2] Durrës, Dibër, Shkodër, Prrenjas, Elbasan, Korçë, Librazhd, Tiranë, Tropojë, Roskovec, Përmet and Lezhë