Bashkia e Durresit për vitin 2010 paraqitet me një program të zhvillimit të saj ekonomik ku janë hartuar dhe përcaktuar programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale. Në të përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat.

Per realizimin e ketij buxheti jane organizuar takime te kryetarit me komunitetin te shtrira ne te gjithe qytetin, ne kuader te praktikave te buxhetimit me pjesmarje te cilat jane praktika te konsoliduara ne Bashkine e Durresit dhe në vijim të përqasjes qytetare dhe te nevojave te tyre në buxhet. Synimet e ketyre takimeve kane qene :

 - Rritja e transparencës në administrimin e fondeve publike dhe përgjegjësive te drejtuesve lokalë,
 - Vendimmarrje të përbashkët mbi prioritetet e zhvillimit dhe të mirëqenies së komunitetit. - Krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse të komunitetit.
 - Orientim të burimeve financiare, njerëzore dhe materiale të Bashkisë sipas prioriteteve të vendosura nga vetë qytetarët.
 - Hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës për qytetin e Durresit duke përmbushur objektivin: “Me shume ngjyra kete vit per Durresin “

Gjatë hartimit të buxhetit i kemi kushtuar gjithmonë rëndësi vlerësimit të opinionit të qytetarëve për shërbimet e ofruara, gjë e cila është bërë tashme një model , që vjen duke u permiresuar nga viti në vit.

Nga perfundimi i ketyre takimeve dhe nga rezultatet e sondazheve te organizuara ka rezultuar qe per qytetaret e Durresit per vitin 2009 janë renditur si më prioritare këta sektore:

  - Infrastruktura Rrugore
  - Sherbimet Publike
  - Rikualifikimet urbane dhe gjelberimi
  - Pastrimi i Qytetit
  - Strehimi Social

Plani i Shpenzimeve Kapitale për vitin 2010 i shton Qytetit të Durresit 722 milion leke investime në infrastrukturën rrugore, 237 milioon leke investime ne sherbimet publike , 19,4 milion leke investime ne sport e kulture , 20 milion leke investime në arsim, 21 milion leke investime ne fushen e sherbimeve sociale.

Ky projektbuxhet është pasqyrë e një vendimmarrjeje të përbashkët me komunitetin, shprehje besnike e nevojave dhe pritshmërisë së bashkëqytetarëve tanë. Duke e mbyllur do t’ju ftoja ta miratojme te gjithe se bashku kete projekt -buxhet që të fillojmë pa humbur kohë nga puna e të mos lejojmë më spostime të afateve të investimeve që rezultojnë me pasoja për realizimin e plotë të tyre.

Vangjush DAKO

Kryetar i Bashkisë DURRES

Shkarko dokumentin e plote te Projekt Buxhetit 2010