Bashkia Durrës në kuadër të projektit “Sustainable Urban Mobility in MED PORT cities/ AKRONIMI: SUMPORT”, i financuar nga Programi Interreg MED 2014-2020, shpall këtë thirrje për shprehje interesi me qëllim krijimin e një liste me konsulentë dhe ekspertë të jashtëm të cilët do të ftohen për të dhënë shërbime profesionale për kontratën e shërbimit “Mbështetje për Bashkinë Durrës në disa nga aktivitetet e projektit përsa i përket menaxhimit, proçedurave të komunikimit dhe zbatimit të aksioneve pilot”, sipas Loteve të mëposhtëm:

Loti 1 : “Mbështetje për Bashkinë Durrës  për hartimin e dokumentave të tenderimit në zbatim të aktiviteteve të projektit ”

Qëllimi i punës:

- Të asistojë në ndjekjen e procedurave të tenderimit ;

- Të monitorojë zbatimin e procesit të tenderimit në funksion të AF (formës të aplikimit të projektit SUMPORT).

Ekspertiza e kërkuar:

- Diplomë e nivelit II në Juridik;

- Eksperiencë në ndjekjen e procedurave te tenderimit per  projekte të financuar nga BE dhe donatorë të huaj , vlerë e shtuar eksperienca në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE/donatorë të huaj; 

- Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve;

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze .

Loti 2: “Mbështetje/asistencë për Bashkinë Durrës për zbatimin dhe ndjekjen e procedurave administrative dhe financiare në zbatim të aktiviteteve të projektit SUMPORT”

Qëllimi i punës:

- Asistencë në menaxhimin me efikasitet i çështjeve administrative dhe financiare;

- Asistencë në përpunimi i të dhënave në sistemin Synergie të InterregMed .

Ekspertiza e kërkuar:

-  Diplomë e nivelit II në një nga fushat e mëposhtme (administrim biznesi, financë);

- Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE/ donatorë të huaj ; 

- Eksperiencë në njekjen e procedurave administrative dhe financiare për projekte të financuara nga programi InterregMed ;

- Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve;

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze .

Loti 2: “Mbështetje për Bashkinë Durrës në zbatimin e proçeseve të komunikimit të projektit” 

Qëllimi i punës:

- Zbatimi i stategjisë së komunikimit të projekti SUMPORT ;

- Shpërndarja e rezultateve të projektit;

- Organizimi i trajnimeve, konferencës dhe aktivitetit atipik;

- Prodhimi dhe shpërndarja e mjeteve dhe produkteve mediatike përgjatë gjithë projektit.

Ekspertiza e kërkuar:

- Diplomë e nivelit II, preferohet në marketing, turizëm, komunikim, marrëdhënie me publikun ose fusha të ngjashme);

- Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në marketing, komunikim, turizëm, duke përfshirë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në projekte të financuara nga BE;

- Eksperiencë pune e provuar në mediat sociale si Facebook dhe Twitter;

- Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e furnitorëve dhe logjistikës së eveteve; 

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane dhe spanjolle përbën avantazh. 

Loti 3: “Testimi, hartimi i SUMP (Sustainable Urban Mobility Plan) për qytetin e Durrësit”

Qëllimi i punës:

- Hartimin e Planit të Lëvizshmërisë të Qëndrueshme për qytetin e Durrësit;

- Hartimi i metodologjisë të aktiviteteve pilote në zbatim të këtij Plani;

- Ndjekjen e zabtimit të planit pilot përcaktuar për Durrësin në formën e Aplikimit. 

Ekspertiza e kërkuar:

- Diplomë e nivelit II, preferohet në Inxhinieri Mekanik transporti;

- Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në hartimin dhe zbatimin e planeve të lëvizshmërisë të qëndrueshme;

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh;

- Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve.

Bashkia e Durrësit  mund të vendosë mos përdorimin e kësaj liste dhe të vazhdojë me një proçes formal tenderimi, veçanërisht në mungesë të ekspertëve me përvojë të mjaftueshme.  Vetëm kandidat e përzgjedhur në shortlist do të ftohen për të dorëzuar formularin e tenderit.

1. Sfondi 

Projekti është aprovuar nga autoritet menaxhuese të Programit Interreg Med 2014-2020. Aktualisht Bashkia Durrës ka Planin e ri Territorial "Strategjia Territoriale 2015-2030", ku pjesë integrale është edhe lëvizshmëria e qëndrueshme po kjo jo e realizuar në një plan të vecantë. Pra qyteteti nuk e ka aktualisht Planin Urban të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme detyrë kjo nga standartet e rregulloret e shteteve Europiane për qytetet-port. 

Qëllimi kryesor i Projektit SUMPORT’s është përmirësimi i lëvizshmërisë së qëndrueshmë në qytet-portin e Durrësit, duke nxitur ngritjen e Planeve Urbane të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme, me një fokus të veçantë në integrimin e qytetet-porteve. 

Nga njëra anë, qytetet-porti i Durrësit do të rrisë kapacitetet planifikuese dhe realizuese  të Planeve Urbane të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme, nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare trajnuese për përpunimin e SUMPs. Nga ana tjetër, ata do të jenë në gjendje të përdorin dhe të kenë akses tek sitemet ekzistuese ose alternative të lëvizshëmërisë së nivelit të ulët të karbonit në qytet-portin e Durrësit. Investim konkret mbi realizimin e korsive të biçikletave në qytet është edhe produkti më i rëndësishëm i projektit SUMPORT.

Dokumentacioni i kërkuar

- Persona fizik (individë, konsulentë, ekspertë)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Curriculum vitae ku të specifikohet: Arsimi, kualifikimet profesionale dhe eksperienca në punë;

Lista e publikimeve dhe/ose kontratave kryesore të përfunduara me klientë të tjerë dhe punët e kryera.

- Persona juridikë (kompani, OJF, konsorcium)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Profili i organizatës dhe curriculum vitae i ekspertëve kyç që specifikojnë arsimin, kualifikimet profesionale dhe eksperiencën në punë;

Lista e kontratave kryesore dhe më të rëndësishme me klientë të tjerë në fushat ku kompania/OJF operon dhe punët e kryera;

2. Proçesi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 17.04.2017 me postë zyrtare dhe/ose e-mail në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Bashkia Durrës 

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit 

L.1 , Sheshi Liria , Durrës 

Durrës 

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Drejtues i Projektit 

Ina XHAKONI