Bashkia Durrës, e cila është partnere në Projektin “TOURISMED“, financuar nga programi Interreg-Med,  fton  të gjithë peshkatarët dhe operatorët turistikë për të shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e ardhshme të projektit që përfshijnë grupet e synuara.

Përshkrim i shkurtër i projektit

TOURISMED” është një projekt që synon testimin dhe transferimin e modelit të biznesit të turizmit të peshkimit në territoret bregdetare të Italisë, Qipros, Greqisë, Shqipërisë, Francës dhe Spanjës, si një mënyrë e promovimit të turizmit të qëndrueshëm, duke nxitur ruajtjen e ekosistemit detar dhe kulturën tradicionale të peshkimit në rajonin e Mesdheut.

Të gjitha këto vende përballen me sfidën e përbashkët në gjetjen e zgjidhjeve të reja kur flitet për kolapsin (shterimin) e resurseve  te peshkimit detar, përkeqësimin e sektorit të peshkimit artizanal dhe ndikimet negative të turizmit si çrregullimet sociale, humbja e trashëgimisë kulturore dhe degradimi ekologjik.

Si përgjigje, objektivi i projektit është promovimi i turizmit të peshkimit si një praktikë e qëndrueshme e turizmit bregdetar dhe detar në zonën e Mesdheut. Ndryshimet e pritshme kanë të bëjnë me një përdorim të përmirësuar të resurseve të peshkut nga peshkatarët artizanalë, një diversifikim të të ardhurave në sektor dhe një valorizim më të lartë të trashëgimisë tradicionale bregdetare dhe të produkteve lokale detare. 

Projekti do të realizojë një testim pilot të modelit të turizmit të peshkimit, i cili do të shërbejë si një mjet vlerësimi për të realizuar shtrirjen e tij në gjithë zonën e Durresit.

Kursi i trajnimit

Ky trajnim do të përfshijë peshkatarët dhe ka si qellim që t’i informoje ata për kriteret e nevojshme për realizimin e këtij lloj peshkimi dhe aktiviteti turistik si dhe të implementojë itinerare turistike në sinergji me operatorët lokalë të turizmit. 

Modeli përfundimtar do të promovohet nëpermjet website për subjektet që janë të interesuar për të ngritur një biznes të turizmit të peshkimit. Po kështu, një hartë interaktive e itinerareve do të vendoset për t'u perdorur nga turistët. Gjithashtu, do të realizohen protokolle me institucionet publike dhe shoqatat e peshkimit (do të nënshkruhet një Marrëveshje Mirëkuptimi), në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria e impakteve të projektit.

Aktivitetet e ardhshme drejtuar grupeve të synuara 

-  Kursi i trajnimit (i adresohet kryesisht peshkatarëve. Ndonjë operator, siç mund të jenë operatorët hotelierë dhe/ose turistikë janë të mirëpritur);

- Shkëmbime /vizita / në vendet e tjera partnere të projektit (për peshkataret dhe operatorët e tjerë si hoteliere apo operatore tuirstikë)

-   Testimi pilot - Udhëtime pilote të turizmit të peshkimit (për peshkatarët).

Përfshirja dhe angazhimi juaj:

Profilet e zgjedhura, sipas kërkesave të percaktuara, duhet të sigurojnë disponueshmërinë e plotë për:

-  Pjesëmarrjen në kursin e trajnimit (kohëzgjatja: maksimumi 30 orë). Periudha: Maj-Korrik 2018.

- Pjesëmarrja në vizitën studimore 3 ditore në një nga vendet partnere. Vizita studimore do të fokusohet në shkëmbimin e përvojave dhe qasjeve në sektorin e turizmit të peshkimit. Periudha: Shtator-Nëntor 2018

-  Zbatimi i udhëtimeve të turizmit të peshkimit (projekti do të mbështesë peshkatarët në pajisjen e anijeve të tyre me mjetet e nevojshme për të marrë licencën në ushtrimin e turizmit të peshkimit). Do të jenë 4 udhëtime provë (të paktën 5 anije të përfshira), duke imbarkuar një total prej 160 turistësh (minimalisht). Periudha: shtator-tetor 2018.

- Promovimi i itinerareve dhe pjesëmarrja në implementimin e platforms (crowd-sourcing). Platforma do të shërbejë për ngritjen e aktiviteteve të turizmit të peshkimit dhe promovimin e itinerareve dhe paketave të turizmit të peshkimit në Mesdhe.

- Krijimi i konsorciumeve në lidhje me turizmin e peshkimit për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Sipas nevojave të projektit, profilet e përzgjedhura mund të marrin pjesë në disa ose në të gjitha aktivitetet e listuara më sipër.

 Si të shprehni interesin tuaj

Ju lutemi plotësoni formularin e kërkesës (sipas formatit bashkëlidhur) dhe dërgojeni atë në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në adresën zyrtare: Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Bashkia Durrës, L. Nr. 3, Sheshi “Liria”, Durrës. 

Kriteret e përzgjedhjes

Rekrutimi i peshkatarëve do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

• Posedimi i një license peshkimi;

• Motivimi për të ngritur një ndërmarrje të turizmit të peshkimit;

• Përputhshmëria e anijeve të peshkatarëve me kërkesat për testin pilot të modelit të biznesit (siç parashikohet nga kuadri ligjor kombëtar për të drejtuar aktivitetet e turizmit të peshkimit) dhe për marrjen e licencës për turizmin e peshkimit.

• Balancimi gjinor, kur është e mundur. Pjesëmarrja e grave si dhe e të rinjve inkurajohet fuqishëm.

Komunikimi i rezultateve të përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes duhet të realizohet deri në fund të muajit shkurtit 2018.

Rezultatet do të komunikohen përmes e-mailit dhe/ose telefonatës.

Marrëveshja

Peshkatarët dhe operatorët e zgjedhur do të nënshkruajnë një marrëveshje specifike me Bashkinë Durres, që rregullon marrëdhëniet dhe obligimet e paleve brenda aktiviteteve të projektit.

Pjesëmarrja në aktivitetet e sipërpërmendura të projektit është pa pagesë.

Shkarko: Formulari i Aplikimit