Projekti IN.TO.EU (Qytetet së bashku, në zbatim të strategjisë gjithë-perfshirëse Europiane), ka krijuar një partneritet midis Bashkisë Durrës dhe Bashkive  Palazzo San Gervasio  Itali, Teruel Spanjë dhe Olimpia Greqi. Projekti financohet nga Programi Komunitar “ EU for Citizens” dhe ka në fokus cështjen e emigracionit. Emigrimi është një  çështje  urgjente e nivelit Europian si përsa i përket numrit ashtu dhe nevojave të tyre. 

Objektivat e përgjithshme të Programit "EU for Citizens":

-Të kontribuojë tek qytetarët për të kuptuar më mirë historinë e Bashkimit Europian.

 -Të nxisë qytetarinë Europiane dhe të përmirësojë kushtet për një pjesëmarrje qytetare dhe demokratike .

Qëllimet specifike të Programit "EU for Citizens":

-Të rrisë ndërgjegjësimin e përkujtimit të vlerave historike dhe qëllimit të komunitetit për të promovuar paqen,vlerat e tij dhe mirëqënien e njerëzve duke stimuluar debatin, reflektimin dhe zhvillimin e rrjeteve.

-Të inkurajojë pjesmarrjen qytetare dhe demokratike duke zhvilluar njohjen mbi procesin e vendim-marrjes dhe promovimit të mundësive për një angazhim shoqëror, interkulturor dhe vullnetar në nivel Europian . 

Projekti IN_TO_EU ka për qëllim :

- Të promovojë bashkëpunimin ndërmjet realiteteve lokale nga vende të ndryshme të Europës .

- Të ndërtojë një dialog të përbashkët dhe të marrë pjesë në këtë proçes dialogu të orientuar në  çështjen e emigracionit, veçanërisht e fokusuar në bashkëpunimin midis institucioneve mbi pritjen e parë, aspektet ligjore si dhe mjetet e qasjet e para të përdoruar në këte proçes bashkëveprimi-integrimi.

- Të krijojë një rrjet që do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të ndajë jo vetëm praktikat më te mira, por gjithashtu dhe sugjerime e propozime për të përmirësuar gjithnjë e më shumë  menaxhimin e pritjes së  parë të emigrantëve dhe integrimit sa më të mirë të tyre . 

Bashkia Durrës do të organizojë takime lokale dhe një takim Ndërkombëtar  me përfaqësues të Institucioneve, shoqerisë civile dhe partnerëve në projekt . 

Projekti parashikon organizimin e 5 takimeve ndërkombëtare ku çdo takim do të jetë i fokusuar në një çështje specifike.

Takimi lokal publik do të organizohet nga Bashkia Durrës më datë 28 korrik ora 10:00 në ambientet e Hotel Bar Restorant “ Aragosta” , Lagjia 1, Rruga "Taulantia", Brrlyli, Currila, Durrës .

Për informacione të projektit: Facebook: In_To_Eu

Kontakt Durrës: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.