Bashkia e Durresit për vitin 2009 paraqitet me një program të zhvillimit të saj ekonomik ku janë hartuar dhe përcaktuar programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale. Në të përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat.

Per realizimin e ketij buxheti jane organizuar 20 takime te kryetarit me komunitetin te shtrira ne te gjithe qytetin, ne kuader te praktikave te buxhetimit me pjesmarje dhe në vijim të përqasjes qytetare dhe te nevojave te tyre në buxhet, gjithashtu ketij qellimi i kane sherbyer dhe dy sondazhet qe ka organizuar Bashkia ne bashkepunim me Ambasaden Amerikane dhe me organizma te tjere joqeveritare, si PARTNERS.

Synimet e ketyre takimeve kane qene :

- Rritja e transparencës në administrimin e fondeve publike dhe përgjegjësive te drejtuesve lokalë,

- Vendimmarrje të përbashkët mbi prioritetet e zhvillimit dhe të mirëqenies së komunitetit.

- Krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse të komunitetit.

- Orientim të burimeve financiare, njerëzore dhe materiale të Bashkisë sipas prioriteteve të vendosura nga vetë qytetarët.

- Hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës për qytetin e Durresit duke përmbushur objektivin: “Se bashku drejte nje ambienti me te mire “

Gjatë hartimit të buxhetit i kemi kushtuar gjithmonë rëndësi vlerësimit të opinionit të qytetarëve për shërbimet e ofruara, gjë e cila është bërë tashme një model , që vjen duke u permiresuar nga viti në vit.

Nga perfundimi i ketyre takimeve dhe nga rezultatet e sondazheve te organizuara ka rezultuar qe per qytetaret e Durresit per vitin 2009 janë renditur si më prioritare këta sektore:

Infrastruktura Rrugore

Infrastruktura rrugore dhe sinjalistika vijojnë të mbeten prioriteti i qytetarëve të Durresit, ku 35 % e të intervistuarve kanë theksuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën rrugore , si edhe vërehet një rritje të vetëdijes qytetare për mirëmbajtjen e tyre. Ato theksojne qe Bashkia duhet te vazhdoje sistemimin dhe asfaltimin e rrugeve dytesore si dhe ti jepet prioritet hapesirave ne brendesi te blloqeve te banimit

Pastrimi i Qytetit

Pastrimi i qytetit është listuar si një prioritet shumë i rëndësishëm për qytetarët . Rreth 25.8 % e qytetarëve të intervistuar, mendojnë për një vëmendje në shërbimin e pastrimit, jo vetëm nga ana e Bashkisë por edhe nga vetë qytetarët. Qytetarët e mendojnë se pastërtia e qytetit është ne nivel te mire , por pavarësisht kësaj, shërbimi i pastrimit vazhdon të klasifikohet si shumë i rëndësishëm nga ata.

Siperfaqet e Gjelbra

Sipërfaqet e gjelbra përbëjnë prioritet për qytetarët në 22% të tyre, që paraqet një pritshmëri në rritje jo vetëm në rikthimin e parqeve dhe ambienteve publike të gjelbëruara, por edhe në arritjen e normave të qyteteve të zhvilluara për sipërfaqe të gjelbëruara e ambiente publike, social kulturore e sportive. Edhe pse qytetarët janë të kënaqur me punën e bashkisë për përmirësimin dhe shtimin e zonave të gjelbra (rreth 58 % ) përsëri ata e rendisin këtë shërbim nder me te rendesishmit për vitin 2009.

Ndricimi Publik, Kanalizimet, Furnizimi me Uje.

Infrastruktura e qytetit perben prioritet ne masen 17,2 % te qytetarve. Qytetaret e vleresojne sherbimin e ndricimit i te kenaqshem ndersa persa i perket kanalizimeve dhe furnizimit me uje e cilesojne kritike dhe jane te opinionit per nderhyrje te cilat duhet te bazohen ne problematiken qe egziston ne lagje dhe rajone te ndryshme te qytetit duke perfshire ne planin e investimeve fillimisht ato zona qe mund te konsiderohen pika te nxehta .

Plani i Shpenzimeve Kapitale për vitin 2009 i shton Qytetit të Durresit 341 milion leke investime në infrastrukturën rrugore , 94 milioon leke investime ne sherbimet publike , 19,4 milion leke investime ne sport e kulture ,19 milion leke investime në arsim, 15,5 milion leke investime ne fushen e sherbimeve sociale, mbi 5,6 milion leke ne strehim( 60 % nga kredia prej 3,341.410 eurosh qe Bashkia ka nenshkruar me CEBI per ndertesat sociale 342 apartamente).

Ky projektbuxhet është pasqyrë e një vendimmarrjeje të përbashkët me komunitetin, shprehje besnike e nevojave dhe pritshmërisë së bashkëqytetarëve tanë. Duke e mbyllur do t’ju ftoja ta miratojme te gjithe se bashku kete projekt -buxhet që të fillojmë pa humbur kohë nga puna e të mos lejojmë më spostime të afateve të investimeve që rezultojnë me pasoja për realizimin e plotë të tyre.

Vangjush DAKO

Kryetar i Bashkisë DURRES

Shkarko dokumentin e plote te Buxhetit 2009