Ekuipazhi i jahtit lituanez Gold of Lithuania ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Durrësit ku është pritur nga kryetari i kësaj bashkie Vangjush Dako. Jahti lituanez po zhvillon një lundrim në portet e mesdheut ku nga Kroacia ka ardhur në Durrës e më pas do të vazhdojë në Greqi dhe Itali si dhe në ishujt e Kretës, Maltës, Siçilisë dhe Korsikës. Ky jaht ka në bordin e tij biznesmenë lituanezë të fushave të ndryshme si industrialistë, tregtarë, bankierë etj. Jahti ka ndërmarrë këtë lundrim me mbështetjen e kreut të bashkisë së kryeqytetit lituanez Vilnius, Vilius Navickas. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka uruar mirëseardhjen ekuipazhit të jahtit lituanez dhe më pas i ka njohur ata me një historik të shkurtër të qytetit të lashtë të Durrësit dhe resurset e tij. Më tej kryebashkiaku Dako ka deklaruar se nisma të tilla i shërbejnë shumë turizmit dhe bashkëpunimit kulturor midis vendeve: “Ne do të nxisim vazhdimisht bashkëpunime kulturore midis qytetit tonë dhe vendeve evropiane që i shërbejnë në rradhë të aprë të turizmit. Edhe vetë ardhja juaj me jaht është një sinjal për atë turizëm elitar që duam të zhvillojmë ku natyrisht futen edhe udhëtimet me jahte por ajo që vlen më shumë ka të bëjë me bashkëpunimet kulturore që nxiten nga udhëtime si ai juaji. Durrësi është nëj qytet me histori e kulturë teëpr të lashtë që është në rrugën e zhvillimit ku padyshim turizmi është nëj nga prioritetet e këtij zhvillimi. Pikërisht turizmi kulturor është njëri nga llojet e turizmit që ne po zhvillojmë dhe vizita juaj shërben në këtë drejtim duke ditur që kryeqyteti juaj ëshët edhe shpallur edhe kryqyteti evropian i kulturës për vitin 2009.” Nga ana e ekuipazhit të këtij jahti menaxheri i projektit Donatas Juskus i përcolli kryebashkiakut Dako përshëndetjen e kryebashkiakut të Vilnius, kryeqytetit lituanez, Vilus Navickas. Navickas i ka bërë edhe nëj ftesë zyrtare kryebashkiakut Dako për të vizituar kryeqytetin lituanez, ftesë të cilën Dako e pranoi me kënaqësi duek u shprehur se së shpejti do të zhvillojë vizitën në Vilnius ku do ët zhvillojë takime edhe me kryebashkiakun Navickas. Më tej lituanezët e njohën kryebashkiakun e Durrësit me misionin që kishin ndërmarë i cili kryhet pikërisht në 1000 vjetorin e krijimit të shtetit lituanez. Pikërisht në këtë ngjarje jubilare jahti lituanez Gold of Lithuania ka ndërmarrë këtë udhëtim për të bërë të njohura vlerat historike dhe kulturore të këtij shteti. Gjithashtu ky mision ka si qëllim të vendosë bashkëpunime të reja në nivele diplomatike, kulturore dhe ekonomike. Udhëtimi i këtij jahti përsërit udhëtimin e fisnikut të njohur lituanez Mikołaj Krzysztof Radziëiłł, që ndërmori këtë udhëtim për të shkuar si pelegrin në Tokën e Shenjtë në vitet 1583-1584. Gjatë këtij udhëtimi ekuipazhi lituanez po regjistron edhe një film dokumentar për vendet ku kanë udhëtuar ku padyshim një vend të rëndësishëm zë edhe vizita në Durrësin me tradita të mëdha historike dhe kulturore.