Lehtesimi i veshtiresive ekonomike dhe deprivimi social per te moshuarit dhe krijimi i mundesive per te bere nje jete me dinjitoze per te jetuar me gjate dhe per te qene te shendetshem gjate pleqerise se tyre ka qene ne fokusin e politikave sociale mbeshtetese të Bashkisë së Durrësit ndaj këtij grupi. Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka shtruar një drekë për të moshuarit që trajtohen në Qendrën Ditore të të Moshuarve. Kryebashkiaku Dako ka drekuar së bashku me të moshuarit dhe u ka premtyuar atyre se kujdesi ndaj kësaj shtrese do ët vazhdojë të shtohet më tej. Kujdesi per te moshuarit, mbeshtetja ekonomike  e tyre dhe rritja e aksesit tek sherbimet, jane konsideruar si elemente mjaft te rendesishem qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte per permiresimin e cilesise se jetes te te moshuarve. Qe nga krijimi i Qendres Ditore per te Moshuar e deri sot Bashkia e Durresit e ka konsideruar si prioritare mbeshtetjen me fonde te kesaj qendre nga Buxheti i Bashkise me qellim qe te siguroje nje sherbim te qendrushem dhe cilesor per te moshuarit e vetmuar te qytetit tone. Kjo qender ka synuar vazhdimisht permiresimin e cilësisë se jetes se te moshuarve nepermjet ngritjes dhe ofrimit te sherbimeve psiko-sociale dhe mjekesore. Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako deklaroi se një nga prioritetet e Bashkisë së Durrësit është mbështetja ndaj kësaj shtrese: “Kujdesi per te moshuarit, mbeshtetja ekonomike, rritja e cilesise se sherbimeve jane konsideruar nga bashkia jonë si element te rendesishem qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte per perimesimin e cilesise se jetes te te moshuarve. Bashkia Durres ka mbeshtetur me sherbime, ka zgjeruar dhe rritur cilesine e sherbimeve per moshen e trete. Sot ne QDM ofrohen sherbime  per 110 te moshuar, ne ambiente komode dhe ne perputhje me Standartet e Sherbimeve per kete moshe. Unë ju premtoj që këto shërbime do të ofrohen edhe për 40 të moshuar më shumë duke e cuar numrin e të moshuarve në këtë qendër 150 persona. Po kështu trajtimi i tyre do ët shtohet nga 120 lekë në ditë në 140 për të rritur akoma më shumë trajnetimin ushqimor të tyre. Me decentralizimin dhe deinstitucionalizimin e sherbimeve sociale tek pushteti lokal per te moshuarit, ne te ardhmen do te zhvillohen sherbime te reja me baze komunitare, perfshi ketu dhe sherbimet mbeshtetse brenda familjes dhe qendra  te reja komunitare.” Kryebashkiaku Dako ka qëndruar gjatë me të moshuarit duke u shprehur edhe një herë atyre nderimin dhe respektin e tij personal por edhe të Bashkisë së Durrësit për këtë moshë.