Dako: Vendi ynë duhet të bëhet pjesë e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë

Është zhvilluar në Durrës një takim i forumit të qytetve të Adriatikut dhe Jonit me temë kushtuar energjisë dhe kryesisht asaj të pastër që përkufizohet në modelin Easy. Pikërisht ky model energjie është përfshirë në projektet e komunitetit evriopian dedikuar energjisë s ëpastër ku tenton të integrohet edhe qyteti i Durrësit. Në takim e mori fjalën edhe sekretari i përgjithshëm i Forumit të qyteteve të Adriatikut dhe Jonit Emilio D’Alesio i cili referoi në lidhje me mundësitë ëpr politikë të qëndrueshme në Adriatik. Në këtë konferencë u diskutuan mbi tema specifike në lidhje me energjinë në vendin tonë si vështirësitë lidhur me sistemin energjitik shqiptar, potencialet që territori shqiptar ofron në fushën e zhvillimit të sistemeve energjike sidomos në zbatimin e teknologjive për përdorimin e energjive të përtëritshme, zhvillimin e politikave lokale energjike dhe mundësinë e aplikimit të modelit Easy, mundësitë ëpr zhvillimin mjeteve të planifikimit të energjisë së qëndrueshme etj. Kreu i Bashkisë së Durrësit që ëshët edhe presidenti i rradhës i këtij forumi Vangjush Dako në fjalën e tij e vuri theksin në nevojën e përdorimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme edhe në vendin tonë: “Jam i detyruar të kujtoj një obligim që si kryetar i Bashkisë dhe përfaqësues i qytetit tim dhe i banorëve të tij më duhet së pari të respektoj  detyrimin e  përgjegjësisë në lidhje me zgjedhjet dhe strategjitë e zhvillimit që prekin asetin urban dhe territorial të qytetit  dhe që lexohen e janë në të njëjtën kohë pasojë e një angazhimi për ruajtjen e kushteve aktuale dhe të ardhshme të jetesës së bashkëqytetarëve të mi. Një ndjenjë e dytë përgjegjësie globale, më bën të sugjeroj që edhe mbi çështjen energjitike, problemi bazë i projektit që diskutojmë është të zhvillohet në vendin tonë një sensibilitet drejt zgjidhjeve më të fundit dhe teknologjiksht më të avancuara. Sot pjesa më e madhe e demokracive të botës po përpiqen për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Arsyet e një zgjedhje të tillë janë të njohura dhe janë të llojit mjedisor, moral, shoqëror dhe ekonomik. Arsyet mjedisore qëndrojnë në bazë të një zgjedhje të tillë, në kuadër të faktit të ngrohjes globale, shkaktuar nga rritja e temperaturës si pasojë e efektit serë, përbëjnë emergjencën kryesore planetare. Prej disa vitesh edhe pse mes shumë vështirësish ka nisur një proces për reduktimin e gazeve serë në atmosferë dhe në këtë aspekt duken se shfaqen horizonte të reja pozitive edhe këtë fillim viti. Presidenti amerikan Barak Obama, si gjatë fushatës elektorale ashtu dhe në diskutimin e datës 21 Janar në Uashington ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e demokracisë dhe ekonomisë së botës do te orientojë përpjekjet e veta ekonomike për largimin nga burimet fosile të energjisë duke u fokusuar në zhvillimin e centraleve të reja që përdorin energjinë e erës, diellit, ujit e të tokës. Me fjalë të tjera përdorimi I këtyre burime energjitike që zotëron çdo vend përfaqëson shancin e vërtetë të modernizimit të kohëve tona që do të thotë edhe ekonomi e re, zhvillim i mëtejshëm i teknologjive tashmë më të përparuara në këtë sektor, vende të reja pune. Është ky drejtimi i rinovimit dhe i rritjes së re ekonomike, një tjetër emergjencë e rëndësishme planetare në këto vite të rënies së tregjeve të financës. Presidenti  Obama ka saktësuar se “Dalja e Shteteve të Bashkuara nga tuneli I krizës ekonomike  varet në një masë të madhe nga orientimi mjedisor i ekonomisë së saj”, duke ilustruar në Shtepinë e Bardhë detajet e planit të tij për një “ nju dell” të gjelbër përmes “ pavarësise së Amerikës nga nafta e huaj”. Ne besojmë se dhe vendi ynë duhet të bëhet pjesë e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë dhe nuk duhet konsideruar vetëm si vendi i zbatimit të teknologjive dhe sistemeve të vjetëruara të prodhimit të energjisë që janë në proces zhdukjeje në vendet më të zhvilluara.” Në këtë takim të Forumit u vu theksi se në kushte aktuale botërore pikërisht modeli i kësaj energjie Easy është një mdoel për tu ndjekur edhe në vendin tonë.