Bashkia e Durrësit nën kujdesin e veçantë të kryetarit Vangjush Dako do të organizojë për të dytin vit rradhazi Natën e Bardhë në Durrës, një aktivitet kulturor që fillon mbrëmjen e 14 gushtit dhe mbaron mëngjesin e datës 15. Ky aktivitet vjenj në kuadrin e aktiviteteve ët shumta të organizuara nga Bashkia gjatë sezonit turistik me qëllim gjallërimin jo vetëm të ditëve por edhe të netëve për tu dhuruar sa më shumë kënaqësi e argëtim pushuesve e turistëve të shumtë. Nata e Bardhë zhvillohet në pjesën më të rëndësishme të qytetit duke filluar nga pallati i kulturës e duke vazhduar në bulevardin kryesor dhe përfundon në shëtitoren Taulantia në bregun e detit. Për prezantimin e këtij aktiviteti ka dalë në nëj konferencë për shtyp drejtori i departamentit të kulturës në Bashkinë e Durrësit Adrian Gurra i cili ka bërë të njohur detajet e këtij eventi gjigand kulturor. Gurra ka qenë në këtë konferencë për shtyp së bashku me dy nga aktorët këngëtarë të shfaqjes më të veçantë të kësaj nate që është ajo në bordin e anijes të trupës e Caravan Stage. Gurra ka deklaruar se ky eveniment zhvillohet më 14.Gusht pasi fluksi i pushuesve të ardhur në qytetin e Durrësit arrin pikun dhe ky aktivitet është argëtues për të gjitha grup moshat dhe shijet e ndryshme të pushuesve e turistëve të shumtë në qytetin e Durrësit. Sipas Gurrës Nata e Bardhë hapet në oren 20.00 nga banda e qytetit e më pas vazhdon në sheshin përpara Bashkisë me trupën e cirkut të Tiranës që do të japë shfaqje për të gjithë fëmijet. Në orën 21.00 në skenën përpara pallatit të kulturës do të këndojne këngëtarë nga më të njohurit të Shqipërisë dhe Kosovës te rrymave të ndryshme si pop,hip hop dhe turbo folk. Në këtë koncert marrin pjesë këngëtarë dhe grupe të njohur si Elvana Gjata, Ciljeta, Big Basta, Gerta Heta, Soni Malaj, Era Rusi, Produkt 28, etj. Ndërsa në orën 21.30 në Portin e Durresit do të jetë e vecanta e kësaj nate ku anija e artit me trupën Caravan stage që udhëton dhe jep shfaqje pikërisht në këtë anije do ët performojë në një spektakël musical me artistë me kombësi nga vende të ndryshme të botës. E vecanta e këtij spektakli është se e gjithë performanca zhvillohet në bordin e anijes, me projeksion, kërcime, teater modern etj. Dy nga artistët pjesëmarrës në këtë spektakël janë Mirsini Doxopoulou nga Greqia dhe Enrique Barragan nga Meksika. Të dy artistët gjatë konferencë spër shtyp u shprehën se Caravan Stage dhe anija ku performon trupa udhëton në të gjithë botën duke dhënë shfaqje që kanë si qëllim jo vetëm argëtimin e publikut me numra cirku, shfaqje musical apo teatër dhe dance por edhe përcjelljen e një mesazhi paqeje e lumturie që duhet të mbizotërojë në shpirtart e njerëzve kudo në botë. Në këtë turne të tyre veror Caravan Stage pasi ka dhënë disa shfaqje në Greqi do ët vazhdojë në Durrës e më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe Itali. Shfaqja e tyre do të jetë në portin e Durrësit mbi bordin e kësaj anijeje arti dhe hyrja në port do të jetë e lirë për të gjithë artdashësit. Por aktivitetet nuk kufozohen vetëm me këto shfaqje. Gjatë gjithë natës në bulevardin kryesor do te kete 2 stage me Dj të njohur, që do të luajnë në sheshin përpara Torrës Veneciane. Po kështu në këtë bulevard do të ketë edhe disa vende të vecanta ku mjeshtërit artizanë do të paraqesin prodhime karakteristike të bera nga vetë ata. Në orën 24.00 në skenën e ngritur tek shëtitorja Taulantia fillon koncerti më këngëtarë dhe grupe të rrymës rrok,hard rrok dhe në këtë koncert marrin pjesë Kodi, Qelbanix, Linda në Botën e Cudirave etj. Ky koncert do të vazhdojë deri në orët e para të ditës në vazhdim.