Edicioni i dytë i festivalit veror të filmit vazhdon projeksionet e filmave në ditën e tij të dytë, me pjesëmarrjen e publikut, kineastëve dhe producentëve të filmave konkurrues. Amfiteatri Romak u kthye mbrëmjen e ditës së hënë në një komunikim të jashtëzakonshëm mes audiencës dhe kineastëve, një hapësirë pyetje përgjigjë , ku falë projeksioneve të filmave në seksionin ballkanik, apo kontemporanë, festivali po tregon me dinjitet se është një dritare e hapur nga ku mund të shikohet drama sociale, jeta dhe aventura e personazheve jetësorë.

Vlen të përmendet këtu komunikimi mes regjisorit belg, Enthoven Geoffrey, i cili rrëfeu në filmin e tij dramën e një familjeje belge, ku personazhi kryesor Martini gjendet i mbërthyer në grackën e mbijetesës. Martini dhe Elina kane gjithcka. Dy femije te bukur, para nder xhepa dhe mjaft kohe te lire, me pak fjale nje jete perfekte. Por fati i tyre duket se mbaron kur pasi kane blere nje shtepi pushimesh ne Toskana, mesohet se menaxheri i bankes se Martinit eshte zhdukur bashke me nje shume te madhe parash. Seria e fatkeqesive qe pasojne kete incident gradualisht kercenon te shkaterroje jeten e tyre te rehatshme. Eshte thjesht koicidence kjo re e zeze qe ka mberthyer jetet e tyre? Apo ky mjerim eshte rezultat i nje llogarive te gabuara te nje njeriu i cili deshperimisht perpiqet te mbahet pas statusit tij social? Ne perpjekje per te shpetuar jeten e familjes se tij, Martin gjendet i kapur ne nje rrjete genjeshtrash dhe mashtrimesh. Pa rrugedalje, ai do mbytet ne deshperim te thelle. “Jam i impresionuar nga festivali, pasi e di shumë mirë sa  i vështirë është organizimi i tij, jam i mrekulluar nga pyetjet inteligjente të publikut, që kërkoi domosdoshmërit përgjigje për të gjitha veprimet e personazhit kryesor të filmit. Kinemaja evropiane sot po tenton të zgjerojë dimensionin e tregimit, duke i qëndruar besnik rrëfimit të jetës sociale dhe dramave familjare. Belgjika është një nga shtetet me një problematikë të theksuar përsa i përket dramave familjare dhe ku përqindja e vetëvrasjeve është shtuar në vitet e fundit. Do tu uroj gjithë kolegëve të mi më shumë krijimtari dhe durim dhe përpjekje  për të realizuar idetë, për të sjellë deri në fund  realisht jetën në një histori ”.

Në ditën e dytë të festivalit u prezantua edhe filmi kosovar “Ama dorën”, jashtë konkurrimit, për arsye të formatit të xhirimeve. Në konferencën për shtyp regjisori Ismet Sijarina u shpreh se “E quaj të rëndësishme këtë pjesëmarrje, edhe pse jashtë konkurrimit. Kosova po tregon se mund të ecë përpara në këtë gjini të artit, edhe pse kushtet financiare dhe mbështetja nga njerëzit e kulturës është me pikatore”. Filmi “Ama dorën” (Ma jep doren) eshte nje film bazuar ne nje histori te vertete mbi nje te ri kosovar abuzues droge. Besi nje djale i ri, icili duke u perpjekur te tregohet burre dhe ti lere pershtypje te dashures merr nje drejtim te gabur dhe hyn ne nje bote qe dalengadale zbulohet te jete nje bota e erret e dhimbjes dhe e vdekjes, teksa dikur ishte menduar si bota e gezimit. Realiteti i Prishtines eshte shume me i hidhur dhe i erret sesa ai qe duan te besojne vete qytetaret e saj. Ky film e sjell kete realitet te gjalle. Skenaristi Blerim Gjoci, njëherësh edhe aktori kryesor i tij u shpreh se “Titulli i filmit është  një zgjidhje simbolike për të sjellë jo vetëm të këqijat e këtij fenomeni, por edhe shpresën për dalje nga problemi. Kosova po kërkon rrugë të reja në vizionin kinematografik dhe unë mendoj se pjesëmarrja  e këtij filmi në disa festivale e tregon më së qarti prezencën e filmit të ri kosovar në arenën ndërkombëtare”. Regjisori i ri Sijarana tha ndër të tjerash se “I pëlqen kinemaja dokumentare dhe ndoshta kjo do të jetë edhe në të ardhmen koncepti i tij regjisorial për realizimin e skenarëve të ardhshëm”.

 “Pa krahë”, një prodhim nga Czech Republic/Macedonia, 2009, në regjinë e  Ivo Trajkov solli individin, fatin e paracaktuar dhe zgjidhjen. Josef Barta, personazhi kryesor I filmi, erdhi ne kete bote me profecine qe thoshte se ai do te vdese ne moshen 29 vjecare. Teksa ditelindja e tij e 29 të po afronte, gruaja  largohet së bashku me djalin e tyre ne perkujdesje te tij. Per me keq akoma, Josefi humbet punen. Pavaresisht se eshte kujdesur me precizion dhe vene ne peshore cdo hap, befas, ekzistenca e tij duket e hedhur krejtesisht jashte balances. Nje miqesi kurioze me Gabrielin sjell ne jeten e Jozefit impulse dhe peripeci te reja. Por duket sikur dashuria, ne formen e bukuroshes Olivia mund te ofroje shpetim … “Çfare me ka interesuar me shume ne kete projekt eshte konflikti midis deshires se lire individuale dhe fatit te paracaktuar”, deklaron regjisori Ivo Trajkov mbi kete film parabolikisht te inspiruar nga historia e Bozena Nemcova’s dhe dilemat morale sipas Krzystof Kieslowskit. Regjisori e trajton ngjarjen e protagonistit si ate te nje njeriu te zakonshem i cili duhet te shkelqeje ne gjithcka qe ben ne jete, megjithate, megjithese ndesh ne veshtiresi, ai vazhdon ta shohe cdo situate me perfitim dhe perultersi. Por a eshte kjo mjaft per te ndryshuar fatin e tij? “Kam sjellë idetë e mia në këtë komunikim mes njeriut, fatit të paracaktuar dhe vetë Zotit” u shpreh ai në konferencën për shtyp ditën e martë në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Filmi kroat “Të zinjtë” në regjinë e Zvonimir Juric dhe Goran Deviç solli në ditët e festivalit luftën në Kroaci. Ne nje qytet te rrethuar, nje toge e quajtur Blaks do te shkrihet pasi eshte vendosur armepushimi. Komandanti Ivo po pergatitet per aksionin e terheqjes se trupave te tre njerezve te tij nga pylli, dhe pavaresisht nga armepushimi ai deshiron te hedhe ne ere nje pusete qe ti shkaktoje deme armikut. Te mbijetuarit e toges shkojne ne aksion dhe gjejne armikun ne pyll aty ku nuk e pritnin – tek vetja e tyre. I njohur për regjinë e filmit dokumentar, Deviç u shpreh në konferencën për shtyp se “Ballkani ka ende shumë tema të nxehta që duhen treguar, gjithçka që po tregojmë është vetëm ajo që ka ndodhur në vendet tona dhe unë mendoj se na takon ne kineastëve të ngremë zërin për realitetet e hidhura që kemi jetuar”.

Festivali vazhdon sot projeksionet e filmave në ditën e tij të dytë, në kinoteatrin “Aleksandër Moisiu” gjatë të gjithë ditës dhe në Amfitetarin Romak në oraret 20.30 dhe 22.00. Hyrja falas. Konferencat për shtyp çdo ditë ora 10.00 dhe 11.00 në sallën e Pallatit të Kulturës.