Qendra shqiptare për shëndetin publik në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit kanë ndërmarrë një iniciativë për mbjelljen e 14 palmave në lulishten e gjetheve. Kjo qendër i është bashkuar nismave të bashkisë Durrësit në lidhje me shtimin e sipërfaqve të gjelbëra në favor të qyterarëve durrsak ku një nga nismat kryesore është një jetë një pemë. Në mbjelljen e këtyre palmave ka marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pohoj se shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra është një nga prioritetet e bashkisë së Durrësit në kuadër të përmirësimit cilësisë së jetës  së tyre: “Edhe ky vit do të vazhdojë të jetë vit igjelbërimit të rrugëve dhe lulishteve të Durrësit. Gjatë gjithë mandatit tim do të vazhdojë pareshtur mbjellja e sa më shumë pemëve pasi mjedisi është një nga prioritetet tona kryesore që i shërben vizionit të një qyteti turistik evropian. Bashkia po punon  intensivisht në këtë drejtim duke mbjellë mesatarisht 1200 fidanë pemësh cdo vit e duke krijuar edhe hapësira të reja që kthehen në lulishte ndërkohë që mbështet dhe çdo iniciativë të subjekteve të ndryshme që bashkohen nismave për gjelbërimit.” Gjelbërimi i kësaj lulishtje u bë i mundur nga agjensia suedeze për zhvillimi ndërkombëtar, SIDA në kuadër të programit SECTOR. Qëllimi i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj cështjeve mjedisore e sidomos inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve mjedisore.