Punonjësit e administratës së bashkisë së Durrwsit dhe ndërmarrjeve që varen nga bashkia kanë protestuar në lidhje me vendimet e qeverisë që synojnë pakësimin e të ardhurave të buxhetit për vitin 2010. Menjëherë pas mbarimit të orarit zyrtar të punës, në orën 16.00 para bashkisë së Durrësit qindra punonjës janë mbledhur përpara godinës në shenjë proteste ndaj vendimeve që cënojnë autonominë e qeverisjes vendore. Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është shprehur para mediave se ne protestojmë me synimin për ndryshimin e vendimeve të qeverisë që cënojnë buxhetin e vitit 2010 dhe rrjedhimisht edhe investimeve e shumë shërbime ndaj qytetarëve. Konkretisht bëhet fjalë për 1,7 miliard lekë të vjetra që i pakësohen të ardhurave tw bashkisë nga këto vendime, ndërkohë që buxheti ynë për vitin 2009 ka qenë rreth 14 miliard lekë të vjetra. Më saktë të ardhurat e bashkisë së Durrësit janë rreth 25 përqind më të ulëta dhe në këtw mënyrë shërbimet dhe investimet në qytetin tonë do të bien ndjeshëm. Bashkia përfiton nga taksa e KRRT një shumë prej 2.3 miliard lekë të vjetra në vit por edhe kjo rrezikohet për shkak të bllokimit të punës që po bëhet edhe në KRRT. Buxheti i ardhshwm, u shpreh kryebashkiaku Dako, do të ketë në total 4.1 miliard lekë më pak se viti i kaluar. “Ne po protestojmë në këtë mënyrë për tre ditë resht, më pas me kryetarët e tjerë të komunave dhe bashkive në vend, do të vendoset për hapat e mëtejshëm”, u shpreh kryertari i bashkisë Vangjush Dako.