Bashkia e Durrësit ka paraqitur për diskutim me komunitetin dhe grupet e interesit projekt buxhetin e vitit 2010 që pas fazës së diskutimit do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak të qytetit. Prezantimi i këtij projekt buxheti është bërë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili theksoi se në vitin 2010 do të shtohen akoma më shumë investimet në të gjitha fushat në të mirë të qytetit dhe të qytetarëve. Bashkia e Durresit për vitin 2010 paraqitet me një program të zhvillimit të saj ekonomik ku janë hartuar dhe përcaktuar programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale. Në të përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat. Per realizimin e ketij buxheti jane organizuar takime te kryetarit Vangjus Dako me komunitetin te shtrira ne te gjithe qytetin, ne kuader te praktikave te buxhetimit me pjesemarrje te cilat jane praktika te konsoliduara ne Bashkine e Durresit dhe në vijim të përqasjes qytetare dhe te nevojave te tyre në buxhet.
Synimet e ketyre takimeve kane qene :

- Rritja e transparencës në administrimin e fondeve publike dhe përgjegjësive te drejtuesve lokalë,

- Vendimmarrje të përbashkët mbi prioritetet e zhvillimit dhe të mirëqenies së komunitetit. - Krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse të komunitetit.

- Orientim të burimeve financiare, njerëzore dhe materiale të Bashkisë sipas prioriteteve të vendosura nga vetë qytetarët.

- Hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës për qytetin e Durresit duke përmbushur objektivin: “Me shume ngjyra kete vit per Durresin“ Në fjalën e tij Krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u shpreh se: “Gjatë hartimit të buxhetit i kemi kushtuar gjithmonë rëndësi vlerësimit të opinionit të qytetarëve për shërbimet e ofruara, gjë e cila është bërë tashme një model , që vjen duke u permiresuar nga viti në vit. Nga perfundimi i ketyre takimeve dhe nga rezultatet e sondazheve te organizuara ka rezultuar qe per qytetaret e Durresit per vitin 2009 janë renditur si më prioritare këta sektore:

-Infrastruktura rrugore

-Shërbimet publike

-Rikualifikimet urbane dhe Gjelbërimi

-Pastrimi i qytetit

-Strehimi Social Plani i Shpenzimeve Kapitale për vitin 2010 i shton Qytetit të Durresit 722 milion leke investime në infrastrukturën rrugore, 237 milion leke investime ne sherbimet publike , 19,4 milion leke investime ne sport e kulture , 20 milion leke investime në arsim, 21 milion leke investime ne fushen e sherbimeve sociale. Ky projektbuxhet është pasqyrë e një vendimmarrjeje të përbashkët me komunitetin, shprehje besnike e nevojave dhe pritshmërisë së bashkëqytetarëve tanë.” Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se ky buxhet duhet miratuar sa më shpejt në mënyrë që të fillohet pa humbur kohë nga puna e të mos lejohen spostime të afateve të investimeve që rezultojnë me pasoja për realizimin e plotë të tyre.

Per me teper shikoni:

Prezantimin e projekt Buxhetit 2010

Tabela e Investimeve per Vitin 2010