Bashkia e Durrësit ka prazantuar Planin, Strukturor, Rregullator dhe të Investimit për të gjithë qytetin e Durrësit në kuadër të projektit LAMP. Në këtë prezantim ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, përfaqësues të grupeve të interesit, arkitektë, specialistë të inxhinierisë e mjedisit, qytetarë të Durrësit etj. Ky plan është hartuar nga Hydea srl. Engineering Architecture, Environmental, Firenze. Hartimi i këtij plani në kuadër të projektit të Administrimit dhe Manaxhimit te Tokes (LAMP) është financuar nga Banka Botërore. Në këtë prezantim e ka marrë fjalën fillimisht kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka folur në përgjithësi për vizionin e zhvillimit të Durrësit i cili merr hov nga ky plan rregullator si një katalizator i zhvillimit të mëvonshëm në diapazon 20 vjecar. Ky plan rregullon në mënyrë teknike të gjitha zonat e qytetit të Durrësit ndërkohë që për nëj cështje mjaft të debatueshme sic është porti i peshkimit plani sugjeron që ai të ndërtohet në kalatën lindore të portit dhe jo në pjesën perëndimore sic kërkon qeveria. Në këtë aspekt ky plan është në sinkron të plotë me mendimin e Bashkisë së Durrësit. Prezantimi i planit nga ana teknike është kryer nga Corrado Minervini – udheheqes I grupit. Durresi eshte nje nga kater bashkite e perfshira ne projektin LAMP, i cili ka filluar ne janar 2009 dhe qe pritet te perfundoje ne prill 20102. Pervec Raportit Fillestar, Projekti LAMP perbehet nga 5 Raporte: Analizat SËOT, Vizioni i Qytetit dhe Zhvillimi Strategjik, Plani Strukturor, Plani Rregullator dhe Plani i Investimeve, nje manual per planifikimin urban dhe trajnimi. Paketa e plote permbledhese e rishikuar e aktivitetit te planifikimit parashikohet te dorezohet ne fund te ciklit te ketij projekti. Mbas levrimit te kater planeve strukturore per kater qytetet paralelisht, Durresi eshte Qyteti I pare per te cilin po kompletohet Plani Rregullator dhe I investimit qe do te pergatiten ne seri per te kater qytetet me rradhe. Prezantimi i ketij raporti ne thelb merret me tre ceshtje kryesore: Plani Strukturor dhe Rregullator dhe Plani I investimit.

 

Plani Strukturor

Plani Strukturor trajton drejtimet kryesore te zhvillimit te qytetit te DURRESIT. Ai bazohet ne raportet e meparshme te investigimit qe çuan tek Vizioni i Qytetit dhe Strategjia e Zhvillimit (Raporti Nr 3) I cili identifikoi disa objektivat kryesore te zhvillimit: Durresi qytet i kultures, Durresi qytet evropian, i qendrueshem e i gjelber. Mbi bazat e ketyre koncepteve kryesore urbane jane identifikuar strategjite e zhvillimit dhe jane propozuar kartat e projekteve me qellim qe ti paraqiten cdo investitori apo donatori qe eshte i interesuar ne zhvillimin urban te Durresit. Pervec kesaj, situata karakteristike e tanishme e zhvillimit urban ne Derres eshte fotografuar nga kende te ndryshme, si: rruget, sherbimet urbane, infrastruktura urbane, perdorimi i tokes (banimi, zonat produktive, sherbimet urbane dhe infrastruktura urbane).

Gjendja ekzistuese ne Durres ka nxjerre ne pah

Mangesite kryesore ne zhvillimin e tanishem urban, perkatesisht mungesen e Infrastruktures Sekondare Lokale baze3, perballe aktiviteteve dominuese te ndertimit gjate dekadave te fundit. Defiçiti fizik dhe mungesa e mirembajtjes se infrastruktures primare baze dhe te rrjetit te rrugeve dhe transportit. Mungesa e infrastruktures sekondare baze ne veçanti ishte intriguese, meqenese mungesa e ekuilibrit midis banesave dhe sherbimeve e infrastruktures perkatese te tyre ka sjelle deme ne cilesine urbane dhe per pasoje (indirekt) ka ulur vleren per njesi ne sektorin e banesave. Keto dy gjetje u bene edhe me te frikshme nese krahasohen me mos-balancimin e nevojave aktuale per investime ne zhvillimin urban dhe te ardhurave te tanishme te bashkise.4 Plani Strukturor nxjerr gjithashtu ne pah potencialet e zhvillimit ne zonat urbane si frontet ujore te detit, qendren historike, lokalitetet me terheqje historike e kulturore, vendndodhjet e mundshme te universitetit dhe te portit te ri. Mungesa e Infrastruktures Sekondare Lokale eshte theksuar ne vecanti ne fushat e shendetsise, arsimit, ato sociale, kulturore dhe argetuese. Potenciali i pergjithshem i zhvillimit eshte identifikuar sipas ekuivalentit te popullsise qe rezultoi nga analizat e bera ne sektoret demografik, social, ekonomik dhe turistik. Ekuivalenti potencial i popullsise ka çuar ne indentifikimin e potencialit me te larte te zhvillimit te ndertimit, me kusht qe te sigurohet Infrastruktura Sekondare Lokale dhe Urbane. Faktikisht, rritja urbane e viteve te fundit e ka neglizhuar pothuajse krejtesisht zhvillimin e pergjithshem dhe harmonik urban. Kjo gje eshte deklaruar edhe ne Planin Rajonal te Zhvillimit Hapesinor per Shkodren. Ky eshte i vetmi Plan Hapesinor Rajonal ne Shqiperi, nderkohe qe mungon nje Plan Kombetar Hapesinor. Plani Rajonal i Zhvillimit per Shkodren percakton qarte normativat persa i perket Infrastruktures Sekondare Lokale. Aty theksohet qarte qe, jo me shume se 65% e siperfaqeve urbane mund te perdoret per qellime ndertimi rezidencial, pjesa tjeter duhet te perdoret per rruge, sherbime lokale, tregeti me pakice dhe ne fund per te gjitha llojet e bizneseve. Zor se eshte arritur kjo perqindje, zor se mund te arrihet, duke qene se zhvillimi urban i viteve te fundit eshte fokusuar kryesisht ne parcelat e ndertueshme individuale, me pak ose aspak vemendje per facilietet urbane dhe lokale. Tanime, pjesa me e madhe e tokes urbane eshte e ndertuar dhe shume pak ka mbetur. Duke qene se Plani i Zhvillimit Hapesinor Rajonal (nje praktike e mire e planifikimit hapesinor) eshte i aprovuar zyrtarisht, mund te konsiderohet (fatmiresisht) nje udhezues i mire per zhvillimin urban. Ne kete drejtim Shkodra eshte nje bashki me fat e duhet te perfitoje nga ky privilegj. Plani Strukturor eshte hartuar mbi Baza te sistemit GIS dhe Bazat GIS mbeshteten ne nje kombinim te dy sistemeve: Kadastra (e azhornuar ne vitin 2005) dhe ALUIZNI (azhornuar ne vitin 2007) keto dy sisteme jane kombinuar fale manovrimeve gjeometrike dhe duke ju referuar sistemit me te besueshem gjeodet.5 Perfundimisht, te dhenat gjeografike dhe hartimi i data base-it jane mjaft te mira, por jo te sakta. Ne fakt niveli rezultues i saktesise nuk eshte i larte: nga 85 deri 95 perqind saktesi. Nje vezhgim me sakte e i kujdesshem mund te manaxhohet direkt nga bashkia, bazuar ne sugjerimet teknike te bera nga projekti LAMP6. Ne fakt, Plani Strukturor i Qytetit te Durresit eshte krijuar mbi nje kuader rrugor qe e ka ndare qytetin ne njesi dhe nen-njesi. Ato jane zonat homogjene ne te cilat do te mbeshtetet zhvillimi urban.

Plani Rregullator

Ne vazhden e Planit Strukturor, Plani Rregullator perpiqet te vendose nje sistem rregullash per zhvillimin urban. Si te gjitha gjuhet qe nxisin komunikimin midis qenjeve njerezore edhe qytetet kane gjuhen e tyre, meqenese ato jane - par excellence – vendet ku zhvillohet komunikimi. Rregullat e zhvillimit urban te Durresit jane rregullat e nje zhvillimi te barabarte (te drejte) dhe perfitues .Barazia (drejtesia) sigurohet kur mundesite e zhvillimit i ofrohen te gjithe pjestareve te komunitetit urban, duke e arritur kete zhvillim mbi bazat e respektit reciprok. Perfitimi arrihet kur komuniteti urban organizohet dhe ben propozime, te cilat jane te te financueshme nga bankat dhe te besueshme ne lidhje me kthimin e kapitalit. Plani rregullator krijon mundesi dhe perfitime vetem nese keto rregulla respektohen. Rregulla e pare dhe me rendesishmja eshte mbi kufizimet e zhvillimit urban. Keto rregulla jane imponuar nga nevoja per te pasur perfitim nga çdo investim i veçante, qofte ky edhe i vogel (p.sh. ne ndertim banesash) ne qytet. Perfitim do te thote qe investimet nuk shkojne kot (nuk shpelahen) nese ndodh nje permbytje apo termet i “paparashikuar”, duke shkaterruar ato, madje duke shkaktuar edhe viktima. Kufizimet jane ne lidhje me ato zona urbane ku aktiviteti i ndertimit nuk lejohet, per arsye qe dihen mire, si erozioni apo permbytja, ose aty ku ndotja mund te krijoje probleme serioze per shendetin e popullsise qe banon ne te. Keto zona jane te ndaluara per cdo lloj aktiviteti ndertimi dhe duhet te perdoren per qellime te tjera, por jo per te banuar ose punuar. Nese keto rregulla baze nuk respektohen, nese ndertimi lejohet gjithandej dhe gjithsesi lejohet vullnetarisht ose jo, varferia urbane do te jete tipari dallues i ketij komuniteti urban dhe zhvillimi urban mund te mbetet vetem nje enderr. Parate e humbura nga nje permbytje ose stuhi, qe ka marre me vete nje shtepi sebashku me banoret e saj, jane nje humbje e mundesise te zhvillimit per secilin ne veçanti dhe per komunitetin urban ne teresi. Pervec kufizimeve ka edhe udhezime, qe jane sugjerimet per te perfituar nga zhvillimi urban, nga mundesite qe ai sjell. Mundesite e zhvillimit urban i ofrohen te gjithe atyre qe i kuptojne keto potenciale, mbledhin burime dhe identifikojne vlerat plus, te cilat, eventualisht mund te rrisin vleren per njesi te ndertimit. Vlerat plus, per shembull mund te perbehen nga nje shesh tregu ne lagje, nje teater i vogel, nje lulishte me pajisje argetimi, nje biblioteke lagjeje, nje çerdhe prane etj. Duke e permbledhur, Plani Rregullator qe propozohet perfshin kufizime dhe udhezime: rregullat kufizuese dhe mundesite e ofruara per zhvillim. Plani rregullator ka tre anekse: normat antisizmike, kodin e ndertimit dhe normat e ruajtjes se identitetit. Ky i fundit identifikon tiparet karakterizuese te panorames se ndertuar te Durresit, perpiqet ta ruaje ate dhe te mirembaje atmosferen e jeteses qe eshte aq tipike ne kete zone specifike urbane. Si konkluzion, sebashku me çeshtjet e zhvillimit potencial urban, Planet Strukturore dhe Rregullatore kane identifikuar edhe boshlleqe te ndryshme institucionale (mungesa e nje plani hapesinor kombetar, mungesa e rregulloreve aplikuese te Ligjit te ri te Planifikimit urban) te cilat mund te rrezikojne zhvillimin e ardhshem te Durresit. Keto boshlleqe duhet te mbahen mire parasysh dhe eventualisht duhet te merret ne konsiderate vazhdimesia e projektit, pra ndjekja dhe monitorimi i zhvillimit urban qe sapo ka filluar.