Në arenën e Amfiteatrit të Durrësit është çelur edicioni i tretë Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit Durrës 2010. Në ceremoninë e hapjes u nderuan me "Çmimin e Karrierës" tre nga figurat e artit shqiptar: skenaristi Dhimitër Xhuvani dhe aktorët Agim Qirjaqi dhe Bekim Fehmiu. Për të marrë ccmimin u ngjitën në skenë kolegë dhe të afërm të tyre, Nasi Lera, Gjergj Xhuvani, Bujar Kapexhiu dhe Enver Petrovci të cilët ndanë me pjesmarrësit emocionin që ngjall dhënia e cmimit. FestFilm 2010 në Durrës mbështetet nga Bashkia e qytetit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Qendra Kombëtare e kinematografisë. Në celjen e festivalit ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. E drejtuar nga aktori i mirënjohur Timo Flloko ceremonia i la vendin filmit hapës në këtij festivali që u prezantua nga atasheu kulturor i ambasadës franceze në Tiranë. Një film mbi jetën e këngëtares mitike Edit Piaf, "La vie en rose", e regjisorit Oliver Dahan që erdhi si premierë për publikun shqiptar. Filmi përcolli artistikisht jetën e një prej divave të muzikës botërore dhe simbolit të muzikës franceze, një jetë e kaluar përmes vështirësish, mungesash, abuzimesh me alkolin dhe drogën për të mbytur dhembjet e shpirtit e trupit.
Një histori që mbajti të lidhur për 140 minuta të gjithë të ftuarit që e ndoqën filmin duke përjetuar magjinë e ekranit të madh në qiell të hapur.