Vendimi i KRRTRSH-së për portin e peshkimit është i jashtëligjshëm dhe një shkelje e ahapur e autonomisë lokale ndaj ne do ti drejtohemi gjykatave të çdo niveli për këtë çështje si dhe i kërkojmë kryeministrit ta rishikojë këtë cvendim dhe të mos e zbardhë atë kjo ishte kryefjala e konferencës për shtyp që kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbajtur në lidhje me vendimin e KRRTRSH për ndërtimin e portit të peshkimit në shëtitoren bregdetare, në kundërshtim me ligjin pasi ëshët anashkaluar tërësisht KRRT-ja e Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se vendimi ëshët antiligjor: “Pasi jemi njohur me vendimin e KRRTRSH-së që miraton ndërtimin e portit të peshkimit në atë vendndodhje që Bashkia e Durrësit e ka kundërshtuar për një sërë arsyesh të argumentuara më së miri, ne i kërkojmë kryeministrit të Shqipërisë ta rishikojë këtë vendim dhe të mos e zbardhë atë për arsye se ai shkel plotësisht autonominë vendore. Vendimi për ndërtimin e portit të peshkimit në atë vend u mor fillimisht nga KRRT e Qarkut me justifikimin se thjesht po miratonte në parim një vendim të mëparshëm të qeverisë. Në këtë mënyrë KRRT e Qarkut ka shkelur ligjin sipas të cilit çdo leje ndërtimi brenda vijave të qytetit merret vetëm nga KRRT e Bashkisë. Ky ishte një vendim i paligjshëm pasi është anashkaluar KRRT e Bashkisë por pavarësisht kësaj edhe KRRTRSH-ja e ka miratuar këtë vendim duke e shkelur edhe ajo ligjin ndaj i kërkojmë kryeministrit ta rishikojë këtë vendim. Dua të theksoj se e gjithë kjo procedurë në Qarku dhe në KRRTRSH ëshët bërë në mënyrë të fshehtë, jo ligjiore dhe jo transparente. KRRT e Qarkut mori një vendim të jashtëligjshëm pasi ajo miraton leje ndërtimi vetëm jashtë vijës së qytetit ndaj KRRTRSH-ja nuk duhej ta kalonte këtë vendim. Sipas ligjit vetëm KRRT e Bashkisë së Durrësit mund të marrë vendime për leje ndërtimi për çfarëdo objekti që ndodhet brenda vijave të qytetit. Ne kërkojmë moszbardhjebn e këtij vendimi ndryshe do ti drejtohemi gjykatës.” Bashkia e Durrësit është kundër ndërtimit të këtij porti në shëtitoren bregdetare për tre arsye që janë arsye urbanistike, rritje e ndjeshme e trafikut të mjeteve në shëtitore dhe ndotje masive e mjedisit duke e nxjerrë jashtë funksionit shëtitoren bregdetare. Po kështu porti i peshkimit i ndërtuar në atë zonë bie ndesh me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit dhe specialistët e përzgjedhur nga qeveria shqiptare të financuar nga Banka Botërore, dhe studio ndërkombëtare ka dhënë mendimin e tij që ky port të mos ndërtohet në atë vendodhje. Bashkia ka zhvilluar edhe diskutime të hapura publike në lidhje me portin e peshkimit dhe mendimi unik i qytetarëve të Durrësit ka qenë kundër ndërtimit të këtij porti në shëtitore. Por me vendime të fshehta dhe antiligjore KRRT e Qarkut të Durrësitmiratoi ndërtimin e portit në këtë vend dhe më pas po në këtë mënyrë KRRTRSH e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë miratoi këtë vendim duke shkelur rëndë ligjin, autonominë vendore si dhe vullnestin e qytetarëve të Durrësit.