Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës globale “Ora e Tokës”, nismë kjo që mbështet organizimin e politikave te reja mjedisore së bashku me 128 shtete të tjera dhe me rreth 4000 qytete në të gjithë botën . Bashkia Durrës i bashkohet kësaj nisme me nje thirrje: që ne të gjithë kemi nje te përbashkët - planetit Toke me qëllim kursimin e Energjisë përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë , dhe mbrojtjen e mjedisit ndaj ndryshimeve klimaterike.

Në këtë kuadër janë shuar dritat në institucionin e Bashkisë së Durrësit nga ora 20.30 deri në 21.30 të ditës së shtunë. Në lidhje me këtë nismë Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi: “Kjo levizje flet më shume sesa thjesht një veprim i shuarjes të dritave për një orë, një herë në vit. Ajo ka qellim per ti dhënë popullit një zë, per të punuar së bashku, për të krijuar një të ardhme më të mirë për planetin tonë, per qytetin tone, pasi ne kete menyre duke treguar respekt per kete nisme, bashkohemi dhe ne si qytetare per te mbrojtur mjedisin natyror te Tokes nga degradimi dhe ndryshimet klimaterike. Në kuadër të kësaj nisme gjejmë rastin tu drejtohemi qytetareve te qytetit te Durresit, me nje mesazh : Ruani Mjedisin si pasurinë tonë të përbashkët . Vini në përdorim burime të energjisë të rinovueshme dhe kurseni energjinë elektrike. Qëllimi i bashkimit tonë në kuadër të këtij eventi është në vazhdimësi të Politikave tona për një zhvillim të Qëndrueshëm dhe mbrojtjes të Mjedisit. Sot, projektet publike të zbatuara në qytet kanë mbi 100 ndricuesa ekonomik me qëllim kursimin e energjisë , shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme sic janë ato me elemente “ fotovoltaike ” panelet djellore etj . Sot qyteti i Durrësit ka 112 më shumë sheshe dhe 13 blloqe të banimit të ndricuara dhe të gjelbëruara. Gjelbërimi është shtuar me mbi 40 % dhe mbi 3500 dru dekorativë i janë shtuar qytetit . Sot Bashkia e Durrësit ka gati Planin Lokal të menaxhimit të mbeturinave të qytetit dhe rritjen e nivelit të pastertisë në qytet. Projektet e mëdha që janë në zbatim kanë synim mbrojtjen e ajrit urban nga ndotja shkaktuar nga trafiku rrugor. Projekt i tille është edhe ndërtimi i rrugës të re paralel me portin , rruga Mars91. Kjo rrugë është alternativa më e mirë për qytetin në zgjidhjen e cështjes të trafikut dhe minimizimin e ndotjes të ajrit urban.

Projektet e krijimit të hapësirave pedonale të sheshit të qëndrës të qytetit përvec se i kthejnë këtë shesh qytetit dhe qytetarëve por i dhurojnë qytetit një mjedis pa trafik pa ndotje të ajrit urban , nje mjedis më të pastër dhe të gjelbëruar . Këto nuk janë fjalë por vepra dhe qytetarët e Durrësit janë dëshmitarë për këto ndryshime sot më shumë se kurrë. Kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se mjedisi është prioritet për Bashkinë e Durrësit dhe kjo Bashki do të përkrahë vazhdimisht nisma të tilla mjedisore si dhe do të vazhdojë punën në ruajtjen e mjedisit të qytetit.

Ftesa zyrtare nga Earth Hour