Në vazhdimësi të nismës të Bashkisë Durrës dhe bashkëfinancimit të IFC ( International Financial Coorporation ) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, u mbyll me sukses hartimi i projektit të rëndësishëm ai i përcaktimit të depozitimit të sigurtë të mbetjeve të ngurta urbane për të gjithë Qarkun Durrës. Bashkia Durrës mbështeti që në fazat e para projektin hartimin e Planit Lokal të Menaxhimit të mbeturinave në territorin e Bashkisë dhe projekti i përfunduar dhe i dorëzuar gjithë aktorëve përfshirës është cështja më e nxehtë dhe më e rëndësishme që zgjidh përfundimisht me zbatimin e tij në të ardhmen “ problematikën e menaxhimit të mbeturinave të ngurta urbane ”. Në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, u organizua nga Bashkia Durres IFC ( International Financial Coorporation ) dhe Konsorciumit ASA, takimi gjashtë dhe i fundit i komitetit drejtues nga ku fokusi kryesor i takimit ishte permbledhja e punës të bërë nga Konsorciumi ASA dhe GeoTEST mbi përzgjedhjen e vendodhjes me të mundshme të ndërtimit të një landfilli sanitar , shkembimi i informacioneve permbledhje e hapave te projektit dhe dorezimi i raportit final. Permbledhje e detajuar per vendndodhjen e rekomanduar nr. 16 , permbledhja teknike dhe financiare, rekomandimet dhe diskutim i lire. I gjithë projekti mbështetet nga anëtarët e Komitetit Drejtues, ku janë përfshirë të gjitha aktorët nga Ministrite ( MMPAU dhe MPTT ) , Këshilli i qarkut dhe njësitë e qeverisjes vendore, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik dhe OJF-të. Ky komitet eshte takuar rregullisht së paku një herë në muaj, ku eshte diskutuar ecuria e studimit dhe vendosen hapat e mëtejshëm te projektit . Ky studim përcakton që ky landfill do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në reduktimin e emetimit të gazrave serë duke mbrojtur mjedisin përreth dhe duke sjellë përfitime të tjera ekonomike e sociale, si për shembull joshja e investimeve nga sektori privat dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Vendndodhja më të mirë si nga ana teknike, mjedisore, sociale, ekonomike, ligjore dhe pranimit nga publiku të landfillit sanitar, Landfill i cili do t’u shërbejë rreth 450.000 banorëve dhe do të zëvendësojë të gjitha depozitat ekzistuese në qark. Për këtë proces janë marrë parasysh shumë kritere, si kushtet hidrogjeologjike e gjeologjike, rreziqet gjeoteknike, sipërfaqja dhe trajta e disponueshme e terrenit dhe largësia nga zona e banuar. Puna nuk do të përfundojë këtu por më pas do të vijojë me fushatën e informimit te publikut mbi përcaktimin e vendodhjes të landfillit sanitar duke vazhduar ndërkohë me kërkesat e vazhdueshme për mbështetje financiare të mundshme në realizimin e këtij projekti ( Qeveria Shqipëtare , Programe financuese të Komunitetit Evropian, Banka Ndërkombëtare të zhvillimit , Donatorë Kombëtarë dhe Ndërkombëtare etj ). Perfshirja e publikut ne kete proces eshte mjaft e rendesishme dhe do jete baza e aktiviteteve te metejshme. Banorët do të informohen rregullisht mbi gjendjen e projektit dhe gjithë secili do të ketë mundësi të bëjë pyetje dhe ngrejë shqetësime në dëgjesat publike që do të mbahen së shpejti. Takimet do të organizohen nga Bashkitë respektive të përfshira në projekt dhe informacioni i plotë do të vihet ne disponim edhe ne zyrat e informimit me Publikun Bashkia Durrës etj. Në fund te takimit, iu dorëzua zyrtarisht studimi perfundimtar i ketij projekti nga konsorciumi ASA , GeoTEST dhe IFC ( Programi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare ), drejtuesve te Bashkisë Durrës dhe përfaqësues Institucioneve pjesë e rëndësishme e PSC ( Public Steering Commitee ) , Ministrite e linjës dhe Qarku Durrës. Së shpejti do të bëhet e njohur edhe data e takimi të “ informimit të publikut“ mbi projektin e përcaktimit të vendodhjes optimale të landfill-it sanitar për Qarkun Durrës.