Bashkia Durres nis me sukses zbatimin e projektit që do të financohet nga Komisioni Europian ne kuader te Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Adriatik të Instrumentit të ndihmës paraaderimit , IPA. Projekti ka për qëllim zhvillimin e aksioneve të integruar për promovimin e zhvillimit të një Turizmi të Qëndrueshëm , TUR.GRATE2 . Bashkia Durrës është partnere me Bashki të Italisë , Greqisë dhe Malit të Zi në administrimin dhe zbatimin e nismave Ndërkufitare në funksion të këtij projekti . Sektori i Politikave të zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit është edhe njësia koordinuese e administruese e projekteve në kuader të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Adriatik të Instrumentit të ndihmës paraaderimit IPA 2007-2013.

Për më tepër Autoriteti Manaxherial publikon në IPA Adriatik web-side lajmin e më poshtëm:

http://www.adriaticipacbc.org

Publikimi i lajmit mbi lancimin e projektit në EuroPuglia në linkun që vijon :

http://www.europuglia.it