Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako merr pjesë në takimin “Produkti Turistik i Durrësit; sfidat për të ardhmen”

Prezantohet projekti TUR.GRATE2, projekt që i jep një hov të madh zhvillimit të turizmit në Durrës

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit-ATA, kanë zhvilluar takimin me teme ” Produkti Turistik i Durrësit; sfidat për të ardhmen”. Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit TUR.GRATE2, projekt në të cilin Bashkia e Durrësit është partner. Në këtë takim merrte pjesë ehde kryetari i Bashksië së Durrësit Vangjush Dako i cili e ka theksuar në fjalën e tij se turzimi është prioritet për Bashkinë e Durrësit. Kryebashkiaku Dako ka diskutuar me pjesëmarrësit në takim që ishin operatorë turistikë dhe përfaqësues institucionesh që merren me turizmin në lidhje me këtë projekt madhor përsa i përket zhvillimit të turizmit në Durrës. Projekti TUR.GRATE 2(“InteGRATEd actions to promote sustainable ToURist development ”, “Aksione te integruara per promovimin e turizmit te qendrueshem ”) është në kuadër të 2009-IPA Adriatic Cross Border Cooperation Programme 2007-2013 ( Program i Bashkepunimit Nderkufitar ) dhe nxit masat për një turizëm të qëdnrueshëm në qytetin e Durrësit. Projekti ka filluar në shkurt të vitit 2011 dhe ëprfundon në janar të vitit 2014 dhe buxheti total i këtij projekti është 2 milion e 500 mijë euro që janë një fond i BE ku Bashkia e Durrësit përfiton një fond prej 220 mijë euro që do të shkojnë në drejtim të promovimit dhe zhvillimit të turizmit në Durrës në kuadër të këtij projekti. Partnerët e TUR.GRATE2 janë Bashkia e Durrësit, komunat e Nardo dhe Latiano në Itali, konsorciumi CETMA i Italisë, dhoma e tregtisë së Thesprotisë në Greqi, zyra e shërbimeve turistike në Shqipëri, njësia bashkiake nr.8 në Tiranë, Agjencia Kombëtare e Turizmit Montenegro NTO e Malit të Zi, Agjencia lokale e turizmit Bar në Mal të Zi dhe Konsorciumi i operatorëve turistikë të Puglia COTUP në Itali. Kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm përsa i përket hov që do ti japë ai zhvillimit të turizmit në qytetin e Durrësit: “Projekti qe prezantojme sot, tregon qarte qe qyteti yne Durresi permbledh ne vetvete nje potencial te madh vlerash duke kontribuar ndjeshem ne rrugen e Shqiperise drejt Integrimit ne Bashkimin Europian. Sot ndihemi me shume se kurre Ambasadore te ketij procesi. Turizmi mbetet prioriteti yne, dhe promotori i zhvillimit ekonomik, ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar më shumë në rritjen dhe përmirësimin e performances së këti sektori jo vetem ne nivel Lokal dhe Kombetar por sot edhe me nje bashkepunim te frytshem Nderkufitar. Vlerat njerezore dhe turistike qe ka Durresi, na bejne te ndihemi te guximshem ta ndermarrim kete sfide, te aplikojme e te fitojme Projekte te bashkepunimit Nderkufitar me grante te Komunitetit Europian. Deti Adriatik sot nuk na ndan, por na bashkon me shtete te tjera duke punuar ngushte si partnere ne projekte te nje niveli te larte ekspertesh ne fushen e Turizmit. Strukturat e destinuara per zhvillimin e turizmit duhet te udhehiqen nga mentalitete moderne dhe te rinovuara, sepse çelesi i suksesit per çdo sipermarrjeje gjendet ne cilesine e strukturave dhe ne profesionalizmin e sherbimeve qe i ofrohen konsumatorit. Me qellim zhvillimin e turizmit te qendrueshem dhe obiektiv rritjen e ekonomise lokale, projekti e trajton Turizmin si një cështje pa konture dhe pa kufij. Sistemi qe paraqet sot ky projekt, do te bazohet ne :

  • permiresimin e cilesise te paketave turistike te destinuar ndaj tregut Nderkombetar ,
  • ne ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore, natyrore dhe historike,
  • ne krijimi i nje Plani Zhvillimi te produktit turistik,
  • dhe mbi te gjitha ne perfshirjen e te gjithe operatoreve te sherbimeve burimeve dhe produkteve turistike ne nje marredhenie te re partneriteti- publik- privat.

Projekti do ti sherbeje “ tregut te turizmit lokal konkurues , sherbimeve publike dhe private te turizmit , produkteve turistike , turizmit kulturor e historik , sportiv dhe ciklistik , prodhimit te veres dhe ato artizanale, do te ndertoje nje logjistike turistike me standarte Europiane, do te promovoje Turizmin kulturor dhe do te permiresoje manaxhimin e trashegimise historike dhe kulturore te qytetit. Ju ftoj te gjitheve te merrni pjese aktive ne zbatimin e ketij projekti duke ndihmuar ne promovimin e vlerave te qytetit ne nivel Nderkombetar.” Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e aftesive konkuruese Nderkombetare, te destinacioneve turistike midis partnereve te projektit nepermjet ndarjes te nje sistemi te ri te integruar per perdorim te qendrueshem te “ produktit turistik ” Sistemi do te bazohet ne nje permiresim te cilesise te paketave turistike te destinuar ndaj tregut , mbi te gjitha ne ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore dhe natyrore. Në projekt parashikohet krijimi i rrjetit te bashkepunimit Nderkufitar, koordinimi dhe menaxhimi i pergjithshem i projekt-idese me Partner Lider Komunen Mesagne , Aplikimi ne “ first call proposals ” IPA Adriatic CBC 2007-2013 Programme, Hartimi i projekt - idese ndjekja e procedurave administrative dorezimi ne ( MA ). Në këtë projekt turistik përfshihen 9 plane pune konkrete që janë:

  1. Menaxhimi dhe raportimi teknik dhe finaciar i Projektit ; Forcimi i kapaciteteve institucionale ne menaxhimin e projekteve Nderkombetare , Krijimi dhe perfaqesimi i Bashkise Durres ne Komitetin Pilot Nderkufitar , ne Joint Project manager, Joint financial manager etj.
  2. Realizimi i ndergjegjesimit qytetar dhe aktoreve perfshires ne ceshtjet e turizmit , mbi Projektin dhe perfitimi i output-eve te tij ; Krijimi i nje Plani Komunikimi dhe Marketingu ( guida , ëeb-page ne nivel nderkufitar , sistemi on-line booking dhe trajnime te “ tour operatoreve” dhe medias turistike
  3. Krijimi i nje Plani Zhvillimi te produktit turistik per here te pare ne Bashkine Durres; Organizimi i takimeve lokale me aktore te perfshire ne sherbime, burime dhe produkte turistike dhe perfshirja e tyre ne krijimin e nje sistemi te menaxhimit te produktit turistik , publik- privat – partnership PPP , Krijimi i nje Programi zhvillimi te produktit Turistik per Durresin dhe promovimin e vlerave te qytetit me shtetet nderkufitare partnere ne projekt .
  4. Krijimi ne total i 7 qendrave turistike , dhe nje qendre ( info-point ) per Durresin ; Mbeshtetje tregut te turizmit lokal konkurues , Mbeshtetje produkteve turistike : turizmit kulturor , sportiv dhe ciklistik , veres dhe agrokultures , Logjistike turistike ne respektim te indikatoreve ambientale duke identifikuar sherbimet dhe burimet turistike , Promovimi i sherbimeve turistike te qytetit te Durresit ne nivel bashkepunimi Nderkufitar .
  5. Ky plan fokusohet pjeserisht krijimit te partneritetit publik privat ne agrokulture dhe prodhimeve artizanale , promovimi i tyre ne nivel bashkepunimi Nderkufitar ; Krijimi i LCA ( Life Cycle Assessment ) studim per cdo produkt turistik te identifikuar aplikimi i standarteve ( ISO 14040 ) Inventarizimi ( ISO 14041 ) Vleresimi i Impaktit ( ISO 14042 ) dhe Intepretimi i rezultateve ( ISO 14043 ) GJITHCKA ne respektim te standarteve mjedisore Europiane
  6. Zgjerimi i sherbimeve publike dhe private turistike ; Projekt pilot me qellim rregjistrimin ne certifikimin e Ecolabel / Emas gjate nje procesi konkurueshmerie me ane te nje njoftimi publik dhe transparent , Realizimi dhe kualifikimi i nje rrjeti sherbimesh publike dhe private Turistike me nje sistem te ri inovativ IT –je , Ky sistem do te vazhdoje te funksionoje ne sherbim te instrumenteve te perbashketa qe lidhen me turizmin si : mjedisi, social, zhvillimi ekonomik ne shkembim te informacionit, aktiviteteve kulturore , ideve dhe shkembimevete eksperiences me te njejtin qellim : Zhvillimin e Sektorit Turistik Publik dhe Privat.
  7. Permiresim i cilesise te menaxhimit te pasurive kulturore historike dhe Arkeologjike; Krijimi i nje «virtual-tour» per kategorine «minor resource » ( nje GIS –layer do te ndertohet) Pamje 3Dimensionale, harta dhe virtual tour do te publikohet ne ëeb-side te projektit , restaurimi dhe mirembajtje e “ minor resource ” me ane te teknikave natyrore dhe ekologjike me materiale lokale dhe simbole te reja te ruajtjes te tradites dhe historise te qytetit , Ndergjegjesimi dhe perfshirja qytetare e Institucionale, ne ruajtjen e pasurive historike, Gjithcka do te perfshihet edhe ne rrjetin e ndertuar te operatoreve Turistike lokale sipas Marreveshjeve me Bashkine Durres ne kuader te ketij projekti .
  8. Promovimi i dy produkteve turistike te reja : Krijimin e nje rrjeti ciklistik , Ëine and food tourism products , Perzgjedhja e operatoreve te sherbimit ne plotesimin e Standarteve te BE dhe promovimi i tyre ne nivel lokal Kombetar dhe Nderkufitar.
  9. Integrimi dhe Promovimi i ofertes turistike kulturore ne sherbim te publikut ; Qellimi : Vleresimi dhe promovimi i artisteve te qytetit ne nivel bashkepunimi Nderkufitar . Krijimi i galerive te artit me artiste nga vendet partnere, ne shtetet partnere te projektit , Skulptori Qazim Kertusha dhe piktori Bajram Sallaku morren pjese ne galerine e arteve ne Mesagne dhe midis 10 artisteve Nderkombetare, piktori B.Sallaku fiton cmimin e pare .
  10. Aktivitete të tjera që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti turitik janë realizimi i festivaleve me bashkëpunime ndërkufitare të muzikës dhe kërcimit si dhe realizimi i eventeve kulturore në nivel Ndërkufitar për të promovuar historinë dhe kulturën tradicionale të qytetit të Durrësit.