Bashkia e Durrësit ka organizuar në sallën e këshillit bashkiak ceremoninë solemne me rastin e 14 Nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në 1944. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, veteranë të luftës dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri, përfaqësues të organeve të tjera të pushtetit vendor, etj. Ceremonia është çelur me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi se do të kujtojmë gjithmonë me respekt të gjithë ata që e deshën qytetin aq shumë sa sakrifikuan edhe jetën e tyre për të. Midis të tjerash kryebashkiaku Dako u shpreh “Te nderuar veteranë të luftës, të afërm të familjeve te dëshmorëve, përfaqësues të organeve të pushtetit qendror, përfaqësues të forcave politike! Ju falenderoj te gjitheve per pranine ketu, ku sic do vit, mblidhemi në përkujtim të ditës historike të çlirimit të qytetit tonë, ditë për të cilën kanë sakrifikuar e kanë dhënë jetën dhjetëra patriote, luftëtarë të lirisë, te rinj e te reja. Me lejoni te shpreh mirenjohjen e thelle per kontributin dhe vetemohimin e te gjithe ketyre heronjve qe ne emer te lirise nuk kursyen asgje per te arritur diten e madhe dhe te lavdishme te 14 Nentorit, diten e clirimit te Durresit nga pushtuesit nazifashiste. Durrësi, u gjend në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore sepse pikerisht ne kete qytet, me 7 prill, nisi te shkruhej me gjak historia lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zjarri i luftes për liri, si nje ortek i madh, perfshiu pragjet dhe zemren e çdo shtëpie durrsake. Durrësi u be ne kete menyre një nder qytetet me te rëndesishëm te kesaj lëvizje. Me kalimin e viteve edhe nen thundren e okupimit nazist, qyteti nuk e ndali luftën për çlirim, por përkundrazi e shtoi ate edhe më shumë, duke zgjeruar bazat e luftës dhe shtuar rradhet e luftëtarëve të lirisë. As vrasjet apo masakrimet, burgosjet apo internimet nuk e gjymtuan dot shpirtin liridashes te popullit te ketij qyteti qe u kthye ne simbol te qendreses dhe luftes ndaj nazifashizmit. Sot, pas 68 vjetësh në jemi krenare te përkujtojmë diten historike të 14 nëntorit dhe te shprehim respektin dhe mirënjohjen për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë per te sakrifikuar deri dhe jetët e tyre për lirinë e vendit. Kjo ditë, teksa na fton te gjitheve si qytetare te shprehim kete respekt e mirenjohje, na obligon si brez t’i trashegojme me se miri vlerat patriotike, shoqerore, historike te asaj epokete lavdishme dhe njekohesisht neve, qe drejtojme sot kete qytet na ve perpara pergjegjesive te shumta, nder me kryesorja ajo qe ka te beje me permbushjen e enderres se te reneve; nje Shqiperi te lire dhe europiane. Durrësi, qyteti yne, po ecen me ritme te shpejta në rrugën e tij te pandalshme drejt zhvillimit. Te gjithe se bashku na duhet te punojme palodhur per te patur nje qytet sa me te begate, me te paster, me te lulezuar, me ekonomi me te zhvilluar e me mireqenie me te larte sepse vetem ne kete menyre permbushim jo vetem qe amanetin e te reneve, por dhe aspiraten e qytetareve tane. Edhe njehere, “Gezuar 14 Nentorin”!” Nxënës të shkollave 9 vjecare të qytetit të veshur me bluza me simbolin kombëtar kanë organizuar një ceremoni të veçantë me motive patriotike me këtë rast. Në këtë ceremoni e kanë marrë fjalën edhe veteranë të luftës të cilën sollën kujtimet e tyre nga lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe nga dita e çlirimit të Durrësit.