Është zhvilluar në Durrës takimi konsultativ: 'Qeveria Lokale, Qytetarët dhe Shoqëria Civile në Durrës: si të përmirësojmë komunikimin, pjesëmarrjen dhe transparencën nëpërmjet përdorimit të teknologjisë' që është organizuar nga Bashkia e Durrësit dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Tiranë, si pjesë e projektit 'Auditimi i Llogaridhënies Sociale në Qytetet e Durrësit, Prishtinës, Shkupit, Banja Lukës dhe Sarajevës', financuar nga Banka Botërore. Në këët aktivitet merrnin pjesë nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Adrian Çela, zyrtarë të tjerë nga Bashkia Durrës, grupe të ndryshme, shoqërore, shoqëria civile, biznese, si dhe media për të diskutuar në lidhje me skenarë ndërhyrjesh të mundshme për të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve në qytet, rritjen e nivelit të pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje, si dhe transparencës së proceseve, nëpërmjet përdorimit më efektiv të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Skenarët e diskutuar  përgjatë takimit u përmblodhën në një raport në trajtë rekomandimesh me synimin që të bëhen pjesë e Planit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik Lokal të qytetit të Durrësit. Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Adrian Çela deklaroi se Bashkia në të gjithë aktivitetin e saj ka patur në plan të parë një transparencë maksimale kundrejt qytetarëve të Durrësit: “Bashkia Durres eshte krenare te perçoje sot me kete takim,  qe objekt te qeverisjes ka zbatimin e kerkesave dhe detyrave  qe kerkon zhvillimi i qendrueshem . Per kete   ka iniciuar dhe perkrahur nisma ne  permiresimin e transparencës  dhe ofrimin e sherbimeve per qytetaret si  :

·         Realizimin e  zyres “One stop Shop “ ;

·         Projektin “ Doing Bussines “  me permiresimin e kerkesave dhe procedurave administrative per biznesin dhe qytetaret  ;

·         Projektin e-Governance ose e-Qeverisja ( qeverisja elektronike ) ;

·         Qyetaret  sot marin cdo informacion nga te gjitha strukturat e Bashkise nepemjet faqes te internetit . Pasurimi me informacion eshte i perditesuar .

·         Eshte implementuar  nje sistem softëare i Programit aplikativ ORACLE per Administrimin e Marrdhenieve me Publikun per personelin e Bashkise .

a)      Se shpejti vihen ne zbatim kioska-kompjuter shperndare ne pika te ndryshme te qytetit dhe Programi aplikativ i Automatizimit te Administrimit te Marrdhenieve me Publikun, per publikun (Programe te tipit CRM – eService) i cili realizon komunikimin e automatizuar te publikut te gjere me Bashkine e Durresit duke perdorur menyra (kanale) te ndryshme komunikimi si: Internet (ëeb), Email, Text Sms, Fax , Telefon, leter.

b)      Jemi duke implementuar Sistemin GIS ne krijimin e nje database per te gjitha bizneseve qe varen nga bashkia duke  hedhur te gjitha siperfaqet e cdo biznesi si dhe vendodhjen  ne harte.

c)      Ne nje faze te mevonshme do te krijohet database e adresarit per banesat si dhe numri i banoreve per cdo banese.  Sistemi GIS do te jete i aksesueshem edhe ne portalin e faqes WEB.

 

Qytetaret dhe shoqatat qe operojne ne territorin e Bashkise Durres marin informacion periodik dhe te vazhdueshem mbi Vendimet e Keshillit Bashkiak me projektin e “ Qendres te per ceshtje te informimit Publik ” , i aksesueshem ne sitin e Bashkise . Ne kuader te decentralizimit dhe perfshirjes te shoqerise civile ne vendimmarrje Bashkia Durres zbaton me sukses buxhetimin me pjesemarrje . Kemi nisur nje proces shume te rendesishem te perfshirjes te shoqerise civile dhe qytetareve ne vendimarrje me Institucionalizimin e Komisioneve  Keshillimore per Keshillin Bashkiak dhe Bashkine Durres . Ne kuader te takimit te sotem jemi krenare  te jemi nje nga pese Bashkite ne rajon qe do te zbatohet procesi i Auditit Social .Qellimi i ketij procesi qendron ne njohjen e perbashket  te situates aktuale te mekanizmit te ofrimit te sherbimeve qytetareve dhe bashkepunim me te gjithe aktoret ne rritjen e integritetit te ketyre sherbimeve duke mare parasysh  mendimin qytetar dhe perfshirjen e tyre ne vendimarrje.”