Bashkia e Durrësit ka organizuar një panair në pallatin e kulturës A.Moisiu. Ky panair kishte per qellim ofrimin e mundesive te reja te punesimit per grate dhe vajzat ne nevoje, viktima te dhunes ne familje si dhe grave te cilat vinin nga komunitetet me vulnerabel te qytetit te Durresit, si dhe te gjitha grave te cilat kishin bere punime dore nga me te ndryshmet tju ofronte nje minitreg si dhe pse jo tju krijonte mundesi e kontakte te reja per tregtimin e tyre. Në këtë panair ka përshëndetur nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj i cili deklaroi se në focus të punës të të gjithë aktorëve pjesëmarrës është nxitja e punësimit. Ky ishte aktiviteti i radhes i organizuar nga Bashkia ne kuader te 16-diteve aktiviste kunder dhunes ne familje, me teme “Djemte dhe burrat, pjese e zgjidhjes – Tregoni se jeni kunder dhunes!” me mbeshtetjen e UNDP dhe ne bashkepunim shume aktoreve te ndryshem, biznese, OJF te cilat operojne ne qytetin e Durresit, te cilet ishin prezent me ofertat dhe produktet e tyre  ne kete aktivitet  si dhe Zyra Rajonale e Punesimit ,Qendra per Zhvillim Komunitar “Sot per te Ardhmen”dhe te gjithe bashkepunetoreve si dhe Qendres per Gra dhe Vajza. Prania e tyre ishte nje shembull perfekt qe cdo pengese mund te kalohet nese midis te gjithe subjekteve te cilet mund te japin nje ndihmese te tyre bashkepunohet. Dhe nje nder ndihmesat me te medha per shoqerine tone eshte punesimi.