Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka shpërndarë dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kryebashkiaku Dako ka shpërndarë pako me lodra dhe veshmbathje këtyre fëmijëve në një aktivitet të organizuar nga Bashkia dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe persona me aftësi të kufizuar, fëmijët e shkollave Jan Kukuzeli, Marie Kacullini dhe Qendres Kulturore të fëmijëve kanë dhënë një koncert artistik. Më pas kryebashkiaku Dako u ka shpërndarë pakot, në përgatitjen e të cilave ka ndihmuar Kisha Ungjillore, 60 fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në fjalën e tij theksoi se: “Secilit prej nesh i del detyrë forcimi i hapave të mëtejshëm për të punuar bashkarisht e për t’i thënë ndal mohimit te te drejtave te personave me aftesi te kufizuara dhe ti promovojme dhe ti trajtojme te barabarte si gjithe te tjeret. Ne tashmë e kemi kaluar pjesën më të vështirë të përballjes me këtë fenomen, pasi së bashku arritëm të shtrojmë themelet e të punuarit ,duke hartuar nje strategji lokale per kete kategori. Hartimi i kesaj strategjie nuk do të ishtë bërë i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e secilit aktor, megjithatë të gjithë e ndjejmë që ende mbetet shumë për të bërë dhe në këtë bashkëpunim ka gjithmonë vend për përmirësim. E rruga drejt përmirësimit vjen vetëm përmes  mbashtetjes se te gjitheve e me shume se kushdo neve si vendimmarres dhe shoqerise civile. Premtoj thellimin e  angazhimit të Stafit te Bashkisë Durrës por edhe timin personal, duke synuar zgjerimin e shërbimeve dhe ofrimin e sherbimeve ne perputhje me  standartet e miratuara per keto grupe.”