Bashkia e Durrësit në prag sezonin Turistik ka realizuar vendosjen e shenjave turistike në qytet. Bashkia e Durrësit është partner përfitues në projektin TUR.GRATE2 “Aksione të integruara për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm” , projekt ky i bashkëfinancuar nga Komuniteti Europian dhe Bashkia Durrës me Programin IPA Adriatic CBC 2007-2013. Shenjat turistike individualizojnë produktet turistike në qytetin e Durrësit, objekte të trashëgimise kulturore dhe historike të qytetit. Në këtë kuadër janë realizuar dhe vendosur 22 shenja treguese turistike, tre sinjalistike turistike për objekte të trashëgimisë kulturore në qytet dhe tre harta të qytetit instaluar në tre rrugë kryesore dhe hyrëse në qytet. Projekti TUR.GRATE2 është fokusuar në rritjen e aftësive konkuruese, të destinacioneve turistike midis partnerëve të projektit në nivel ndërkufitar nëpërmjet ndarjes të një sistemi të ri të integruar dhe në përdorimin e qëndrueshëm të “ produktit turistik ” lokal. Synohet që sistemi të bazohet në një përmirësim të cilësisë të paketave turistike të destinuar ndaj tregut dhe mbi të gjitha në ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore, natyrore dhe historike. Ambicia nuk ndalon këtu për Bashkinë e Durrësit. Me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore dhe historike projekti TUR.GRATE2 do të fokusohet në rivitalizimin e vlerave kulturore dhe historike në qytet. Zyrat e informimit turistik mbeten në prioritetet e Institucionit të Bashkisë duke i kërkuar mundësi bashkëpunimi aktorëve në fushën e Turizmit promotorë të zhvillimit ekonomik të qytetit me pasuri mijëra vjecare.