Në kuadër të sezonit turistik ndërmarrja e pastrim gjelbërimit në bashkinë e Durrësit ka nisur pastrimin e shëtitores Taulantia. Ky është aksioni i tretë që realizohet brenda këtij viti dhe ka si qëllim largimin e leshterikut dhe mbetjeve të tjera urbane që krijojnë erë të keqe në këtë periudhë të vitit. Pastrimi i shëtitores bëhet me qëllim për të pasur një mjedis sa më të pastër në këtë periudhë të sezonit turistik.

Përvec fadromave dhe kamioneve që trasnportojnë mbetjet urbane dhe leshterikun, në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i punonjësve të ndërmarrjes komunale të qytetit. Zona përgjatë shëtitores Taulantia mbushet shpesh nga mbetje të mëdha leshteriku përgjatë gjithë vitit. Kjo e ka shtyrë Bashkinë e Durrësit që të ndërmarrë aksione periodike për pastrimin e vijës bregdetare.