Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë së qytetit kanë organizuar në sallën e këshillit bashkiak një takim me temë “Së bashku të fitojmë betejën me kancerin e gjirit”ne kuader te fushates sensibilizuese “Te parandalojme dhe te jetojme” ku merrnin pjesë drejtoresha e shërbimit social të Bashkisë së Durrësit Meme Xhaferraj, drejtori i drejtorisë rajonale shëndetësore Kristaq Huta, deputetja Klodiana Spahiu, përfaqësues të prefekturës, këshillit të qarkut, aktorë të kësaj fushate sensibilizuese etj. Ky takim kishte per qellim jo vetem te falenderonte bashkepunetoret e kesaj fushate por edhe te sensibilizonte te gjithe politikberesit lokalë te pushtetit vendor dhe te institucioneve te ndryshme per permiresimin e politikave ne lidhje me permiresimin e shendetit te gruas

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës . Gjithashtu edhe pasojat e dhunes ne familjje dhe pabarazia gjinore ndikojne mbi shendetin e gruas dhe femijes. Parandalimi eshte rruga me e sigurt per nje jete te gjate e te shendeteshme.

Ne vemendjen e Bashkisë së Durrësit kane qene plotesimi i nevojave te cdo individi, vecanerisht i grave, femijeve,duke ofruar sherbime, qe ndikojne ne ruajtjen dhe permiresimin e cilesise se jetes. Janë bërë pjese e buxheteve të Bashkisë ofrimi i vizitave falas per gra te zonave periferike te qytetit. Bashkia ka qenë bashkëpunuese me punonjesit e shendetesise duke i formalizuar bashkëpunimet ne lidhje me kujdesin e shendetit per gruan dhe femijen. Vemenjda dhe qasja e Bashkise ka qene ofrimi dhe zgerimi i sherbimeve per grate dhe femijet duke i bere pjese ne buxhet ne lidhje me kujdesin ndaj grave dhe femijeve.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,ne zbatim te fushates sensibilizuese te MSH- Te parandalojme dhe te jetojme ,qe ne ditet e para te muajit tetor nisi fushaten sensibilizuese te perqendruar ne komunitetet e zonave periferike- Kenete, Spitall, Porto Romano, Nish Tulla dhe ne zonat rurale si Maminas ,Sukth etj. Ajo po bashkepunon me te 18 Drejtoret e QSH te rrethit per te sensibilizuar sa me shume gra e vajza mbi rendesine e depistimit sa me te hershem te kancerit te gjirit, semundje me te cilen jane aktualisht te prekur 222 gra ne rrethin e Durresit. Kete fushate sensibilizuese e kane mbeshtetur fuqishem Bashkia Durres, Prefektura, Deputetet e Qarkut Durres, DAR, Institucionet e tjera shteterore, perfaqësues te OJF –ve, biznese te ndryshme etj.

Ky aktivitet dhe njëkohësisht muaji i sensibilizimit u mbyll me marshim ne bulevardin kryesor me pjesëmarrjen e nxenesve te shkollave te qytetit Durres te organizuar me mbeshtetjen e DAR Durres.