Nën kujdesin e Kryebashkiaut të Durrësit, Vangjush Dako, Bashkia Durrës dhe Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP), i cili financohet nga Qeveria e Zvicrës, organizuan pranë Bashkisë së Durrësit Ekspozitën Publike për vlerësimin e projekteve prioritare në kuadër të programit për Zonën Funksionale të Durrësit, e cila do të jetë edhe bashkia e ardhshme Durrës pas zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Qëllimi i Programit i Zonave Funksionale shërben si një hap paraprak i Planeve të Zhvillimit Strategjik, i cili synon të japë disa zgjidhje të menjëhershme për problematikat e identifikuara si më të ndjeshme në territorin e ri të Bashkive të reja. Programi përfshin një analizë ekonomike të territorit, një analizë të shërbimeve si dhe një analizë të strukturave administrative. Mbi bazën e analizave janë zhvilluar një numër rekomandimesh, si dhe janë identifikuar disa projekte që kanë karakteristika të zhvillimit ekonomik, përmirësimit të shërbimeve dhe organizimit administrativ. Projektet janë diskutuar në forume të zhvilluara nga organizata zbatuese me grupe të ndryshme interesi. Grupe të interesit, qytetarët, komuniteti i biznesit dhe këshilltarë të njësive ekzistuese vendore kanë shprehur mendimin e tyre mbi projektet e identifikuara në territorin e ri që do të ketë Bashkia e Durrësit dhe pjesëmarrja e komunitetit ne Ekspozitën e Vlerësimit të Projekteve Prioritare ishte pjesë e konsultimit të këtij programi dhe do ti shërbejë ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët në territorin e ri administrativ të Bashkisë së ardhshme të Durrësit.