Bashkia e Durrësit,  C.S.I. (Qendra Sportive Italiane) dhe agjensia SocialCom do të realizojnë Muzeun Nënë Tereza – Muzeu i Dialogut i cili do të vendoset në Sheshin Liria në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" dhe qw do të inaugurohet më 4 shtator 2016, ditën kur Papa Françesko zyrtarisht do të shpallë Shenjtërimin e Nënë Terezës. Do të jetë një event i ndjekur nga të gjithë mediat shqiptare dhe të huaja (për të mësuar më shumë ju lutemi vizitoni faqet e mëposhtme www.museomadreteresa.it ose www.motherteresamuseum.net së shpejti do të jetë edhe versioni në gjuhën shqipe). Njoftimi u bë në një konferencë për shtyp në Bashkinë e Durrësit pas takimit qw zhvilluan Kryetari i Bashkisë sw Durrwsit Vangjush Dako, dhe Ghenadie Bodiu, drejtor i SocialCom, e cila koordinon punën e shoqatave të shumta italiane dhe shqiptare. Muzeu do të përmbajë tekste, dokumente, frazat më të bukura të Nënë Terezës dhe imazhet më të bukura të fotografëve më të mëdhenj (Morihiro, Collopy dhe Podesta) që ndoqën jetën dhe veprën e saj. Do të prezantohen gjithashtu imazhe të siguruara nga Arkivi i Vatikanit, nga ana e Rai-Radiotelevisionit Italian dhe Mediaset (Kanali 5), të cilat tregojnë episode të ndryshme të jetës së Nënë Terezës duke punuar për ndër më të varfrit e të varfërve të tokës, por edhe nga  takimet me më të fuqishmit e botës. Kjo konferenë për shtyp shërben për të nisur një apel për të gjitha kompanitë, institucionet, por edhe për të të gjithë shqiptarët që duan të kontribuojnë. Muzeu është një projekt i madh italo-shqiptar, i nisur disa vjet më parë me mbështetjen e Vatikanit, fituesve të Çmimit Nobel për paqe dhe gjithë krerëve të besimeve fetare të pranishme në Shqipëri, në mesin e tyre Peshkopi i Tiranës dhe Durrësit, Mons. George Frendo, i cili këto ditë është takuar me z.Bodiu për të marrë të gjithë informacionin lidhur me muzen, si dhe ka uruar punë të mbarë për bashkëpunëtorët e shumtë të projektit. Ka edhe vende të tjera që i janë dedikuar ose që janë frymëzuar nga Nënë Tereza, por Muzeu i Durrësit ka të gjitha tiparet për tu kthyer në vendin e vërtetë të mesazhit të kësaj figure të madhe, sepse ajo vjen në vendin e saj të origjinës, sepse për shqiptarët Nënë Tereza është një heroinë e vërtetë kombëtare, është figura që përfaqëson në mënyrën më të lartë në botë karakterin dhe shpirtin shqiptar të solidaritetit dhe bashkëjetesës mes kulturave dhe feve të ndryshme.