Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në qytetin e Durrësit nga ku përcollën urimet e tyre me rastin e festive të fundvitit për të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe. Ata u njohën me disa prej punimeve të bëra nga fëmijët e kësaj Qendre ndërsa ndoqën edhe aktivitetin e organizuar prej tyre me rastin e festave të fundvitit. Në prononcimin për mediat, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se ky është viti i 10-të që institucioni që ai drejton viziton këtë Qendër çdo prag festash teksa siguroi se Bashkia që ai drejton e ka pritoritet ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë njerëzit në nevojë: “Dua ti uroj gëzuar festat, gëzuar Vitin e Ri të gjithë njerëzve në nevojë. 10 vjet rresht që vijmë në këtë qendër, gëzojmë me këta fëmijë dhe nga dita në ditë, nga viti në vit shikojmë ndryshime të mëdha të Qendrës, gjithmonë për të rritur shërbimin ndaj fëmijeve, por nga ana tjetër shikojmë edhe një përkujdesje dhe një mbështetje shumë të madhe edhe të biznesit i cili nga viti në vit dhe ai ka ardhur duke dhënë ndihma në mënyrë vullnetare më shumë për këtë Qendër dhe kështu shpresojmë që të vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme. Bashkia e Durrësit e ka prioritet ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë njerëzit në nevojë dhe ne do ta vazhdojmë këtë mbështetje edhe në vitin e ardhshëm ku në buxhetin që do të miratojmë këto ditë kemi parashikuar një fond të posaçëm i cili është në shifrat më të mëdha se asnjëherë tjetër në Bashkinë e Durrësit. Unë edhe njëherë ju uroj gëzuar dhe do të japim gjithë mbështetjen tonë për njerëzit në nevojë.” Nga ana e tij, ministri Ilir Beqaj tha se kjo është një tjetër dëshmi e vëmendjes që qeveria ka për këto institucione ndërsa shprehu falenderimet për punonjësit e Qendrës por edhe të gjithë atyre që kontribuoojnë në mbarëvajtjen e këtyre Qendrave:“Festat duan edhe dashuri! Nën këtë moto, edhe sot në këtë qendër të rëndësishme të kujdesit social kemi ardhur të bëjmë vizitë në prag festash. Por kjo vizitë, në fakt është pjesë e vëmendjes që qeveria ka për këto institucione dhe në fakt këto institucione, ajo çfarë bëhet këtu është mishërimi i ngjizjes të solidaritetit social që ne kemi arritur të ngremë po dhe që duhet të promovojmë”, u shpreh z. Beqaj. Nga Durrësi, Ministri i Shëndetësisë përcolli edhe urimin e tij me rastin e festive të fundvitit:“Megjënëse jemi dhe në prag të festive, edhe një herë, Gëzuar vitin 2017, të jetë një vit më i mbarë, më shumë shëndet, më shumë begati dhe sidomos më shumë solidaritet dhe përkujdesje sociale”, deklaroi Beqaj.