Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kryer vizitat e rastit në kishë ku ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve. Kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë: “Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkëve: Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën simbol të fitores mbi të keqen dhe Ditën e Ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.”