Në 15 maj 2017 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Durrësit u realizua, sipas legjislacionit në fuqi, dëgjesa publike per VSM e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) për Bashkinë Durrës. Për të siguruar një mbrojtje të lartë të mjedisit dhe një zhvillim të qëndrueshëm, u realizua kjo dëgjese përmes përfshirjes së çështjeve të mjedisit gjatë hartimit, miratimit, rishikimit, ndryshimit ose modifikimit të PPV dhe gjetja e alternativave për minimizimin deri ne menjanim të pasojave të mundshme negative në mjedis.