Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Roterdamit Ahmed Aboutaleb dhe delegacionin që e shoqëron atë të cilët kanë vizituar qytetin e Durrësit. Kryebashkiaku Dako fillimisht e ka njohur delegacionin holandez me historinë dhe resurset ekonomike e turistike që ofron Durrësi. Po kështu kryebashkiaku Dako komentoi dhe stadet e zhvillimit të qytetit i cili gjithashtu ka bashkëpunime në shumë fusha me mjaft qytete evropiane e tashmë synon të ketë bashkëpunim edhe më intensiv me Roterdamin jo vetëm përsa i përket sektorit të turizmit por edhe atij ekonomik e kulturor. Nga ana e tij kryebashkiaku i Roterdamit, Aboutaleb, shprehu përshtypjet e tij tepër pozitive për vizitën në Shëipëri dhe vecanërisht përshtypjet e tij për qytetin e Durrësit ndërkohë që ndau mendimin e përbashkët me kryebashkiakun Dako për një bashkëpunim të rëndësishëm në shumë fusha mes dy qyeteteve. Po kështu tema të diskutimit mes dy kryebashkiakëve ka qenë edhe tema e emigracionit si dhe cështje të tjera fushave të ndryshme. Në fund të takimit të dy kryebashkiakët kanë shkëmbyer edhe dhuratat simbolike.