Në ambjentet e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural zhvilloi takimin me fermerë, kryepleq, deputetë dhe përfaqesues të bashkisë Durrës , me qëllim shpjegimin dhe promovimin e Masave Mbështetese për Bujqësine dhe zhvillimin Rural 2018. Në këtë takim merrte pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Sami Gjergji. Në fjalën e tij Gjergji deklaroi se Durrësi ka potenciale të fuqishme përsa i përket bujqësisë dhe agro turizmit dhe kjo skemë mbështetëse do të ndikojë fuqimisht në zhvillimin e bujqësisë për bashkinë e Durrësit.Të pranishmit kanë patur mundësinë të bëjnë të gjitha pyetjet dhe të sqarojnë cdo paqartësi në lidhje me mënyren e aplikimit , përmbajtjen e masave , detaje të masave për rajonin e Durrësit , kriteret e aplikimit dhe përfitimit të masave dhe objektivat kryesorë të këtyre mbështetjeve financiare .Ndalesa në Durrës , u realizua si vazhdim i një turi të gjatë takimesh në të gjithë vendin që Azhbr në bashkëpunim edhe me të gjitha grupet e interesit (bashki , kryetarë  të njësive  administrative, fermerë , deputetë të zonës etj) po realizon për ti paraprirë fazës së aplikimeve.Turi i promovimit te Skemave Mbështetëse për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2018, synon takime shpjeguese në të gjithë territorin e vendit deri në dt 28 shkurt kur hapen edhe aplikimiet për të interesuarit që do të përfitojnë nga këto grante .Rreth 25 punonjës të mirëtrajnuar të Azhbr janë ndarë në 6 grupe pune dhe po realizojnë paralelisht takime me fermerët në të gjithë vendin .Në disa nga qarqet kryesore kësaj trupe të Azhbr i është bashkuar edhe një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës , të cilet të trajnuar më parë nga punonjësit e Azhbr po marrin pjesë në takimet shpjeguese të Skemës Kombëtare me fermerë anë e mbanë vendit.