Shqipëria dhe përfaqesuesit e Emirateve te Bashkuara nisin bashkepunimin për  zhvillimin e projektit ambicioz  “Free Zone”. Takimi i parë ka nisur në qarkun e Durrësit, dhe  do të vazhdojë në 12 qarqet e  Shqipërisë.  Kryetari i Bashkise Durrës Vangjush Dako  mirëpriti në ambientet e bashkisë Durrës drejtorin e projektit Free Zone, Sheh Talal Ahmed Ali, si dhe përfaqësues të investitorëve arabë Mohamed Ahmad Ali, Tamer Ahmad Ali, Salah Mohamed Al Saadi si dhe ambasadorin e Palestinës Hani Hussein. Në vizitën e parë sa i perket projektit “ Free Zonë” u diskutua mbi afrimin e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara, si dhe  mbështetjen, realizimin e projekteve për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së Shqipërisë. Shqipëria është një nga  shtetet  prioritare, në kuadër të bashkëpunimin ndërkombëtar që përfaqësuesit e projektit « Free Zone» kanë. Aktualisht, investitoret e Emirateve te Bashkuara janë një prej donatorëve bilateralë më të mëdhenj për vendin tonë. Kryebashkiaku Vangjush Dako në fjalën e tij përmendi faktin që realizimi i projektit “ Free Zone”dhe bashkëpunimeve të tilla  përmirësojnë ekonomine dhe i japin mundësi zhvillimi rajonit të Durrësit. Ai lëvdoi në veçanti iniciativen e palodhur dhe rolin e luajtur nga përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara për progresin, realizimin e projekteve dhe investimeve në këtë zone dhe i siguroi mbështetjen e tij dhe të Bashkisë Durrës për bashkëpunim të mëtejshëm mbi projektet ambicioze që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vendit. Shqipëria është një vend i favozizuar me pozicionin gjeografik, klimën, kulturën,   dhe  plotëson kriteret për të qënë një vend i lakmueshëm për çdo investitor të huaj, gjë që do të sjelle dhe mirëqenje për popullin shqiptar, rritje të punësimit, dhe standard më të lartë  të jetesës. Qyteti i Durrësit, i cili është dhe qyteti i dyte me i madh i vendit tonë është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishem ekonomik, jo vetëm i Shqipërisë por edhe i gjithë Mesdheut. Qeveria vendore akoma ka nevojë të tejkalojë disa sfida serioze dhe i duhen vendime të guximshme për zbatimin e  strategjive mbi zhvillimin në ekonomi dhe projekti “Free Zone” i përgjigjet këtyre sfidave që do të zhvillojnë me hapa të mëdha Shqipërinë. “Në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm midis Ambasadës tonë dhe të gjitha institucioneve publike dhe private për zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët në shërbim të interesave  biznesmenëve pjesëmarrës në projektin e Zonës së Lirë në Shqipëri,  dëshiroj të theksojmë se investimet janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe se rritja e ekonomisë është e lidhur me zhvillimin e investimeve në të gjithë sektorët ekonomik, industrial, sektori i bujqësisë dhe i turizmit- u shpreh ambasadori e Palestines ne vendin tonë Hani Hussein. “Ne jemi të impresionuar nga vizioni i Bashkisë të qytetit të Durrësit, të kryesuar nga Kryetari i kësaj Bashkie Vangjush Dako, të cilët mirëpresin investimet e  huaja duke na inkurajuar ne dhe të gjithë investitorët për hapjen e investimeve tregtare, industriale me qëllim zhvillimin e ekonomisë së zonës, ku përfitimi do të ishtë në radhë të parë për qytetarët e Republikës së Shqipërise”- shpreh sheh Talal Ahmed Ali.