Është zhvilluar në Durrës një konsultim publik me grupet e interesit dhe me qytetarë në lidhje me programin kombëtar të Punësimit 2021 i cili po hartohet nga qeveria. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti Roland Nasto, deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues të grupeve të interesit dhe qytetarë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako deklaroi se një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë është rritja e zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës: “Në këtë aktivitet po diskutojmë probleme me rëndësi përsa i përket strategjisë së punësimit në vendin tonë dhe pikërisht për këtë është ngritur një grup pune. Ky grup pune i kryesuar nga Anastas Angjeli përbëhet nga deputetë të cilët po zhvillojnë një dialog të hapur në Shqipëri për problemin e punësimit, sepse një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë është rritja e zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës, rritja e numrit të punonjësve, por nga ana tjetër rritja e numrit me punonjës të specializuar për të përfituar nga mosha e re dhe për të përfituar nga pozicioni gjeografik i Shqipërisë". Në fjalën e tij kreu i grupit të punës për çështjebn e punësimit Anastas Angjeli deklaroi se: “Punësimi është një sfidë që ne do ta kapërcejmë njësoj  si shumë sfida të tjera gjatë tre dekadave të fundit. Me përgjegjësi të plotë mund të them se për herë të parë Shqipëria  ka tashmë të përcaktuar 4 prioritetet e zhvillimit të saj ekonomik(infrastruktura ,energjia, agrobiznesi dhe bujqësia , turizmi). Por, nga ana tjetër ndryshimi i strukturës së tregut ka krijuar një diferenca shumë të madhe në mentalitetin kulturor me atë të  punës në Shqipëri dhe ne si politikbërës duhet të mundësojmë një orientim të ri.  Një ndër propozimet kryesore që do të përmbajë Programi Kombëtar i Punësimit  fokusohet në arsimin profesional, duke thelluar insiativën që morëm 4  vjet më parë. Arsimi profesional duhet të ngrihet në nivelin e tij në rangun e kolegjeve profesionale për  arsye se sot zhvillimet e tekonologjisë janë të atilla që kërkojnë  përfeskionim më të madh. Në duhet t’i orientojmë gjithashtu të rinjtë në “smart job”, duke futur instrumenta të rinj mbështetës. Ristrukturimi i institucioneve të punësimit do të jetë gjithashtu në fokus të Porgramit të ri të Punësimit, ku veccanërisht zyrat e punës duhet të shkojnë drejt decentralizimit duke i kaluar në vartësi të bashkive. Në këtë mënyrë, këto institucione do ishin më pranë qytetarit. Ka ardhur koha gjithashtu që fondet e shumta për punësimin të përqendrohen në një Fond të vetëm , duke na ofruar kështu mundësinë e mbikëqyrjes , monitorimit dhe bërjes së tij sa më efektiv. Këto dhe të tjera rekomandime do të vijonë të konsultohen në çdo qark të vendit me qëllim që Programi i ri Kombtëtar, të arrijë qëllimin e tij: Drejtimin e duhur për punësimin e shqiptarëve!” Më tej kjo dëgjesë ka vijuar me bashbisedime me pjesëmarrësit në lidhje me çështjen e punësimit dhe sfidat që duhen zgjidhur në vazhdim.