Bashkia e Durresit për vitin 2014 paraqitet me një program të zhvillimit të saj ekonomik ku janë hartuar dhe përcaktuar programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale. Në të përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat.

Per realizimin e ketij buxheti jane organizuar takime me komunitetin te shtrira ne te gjithe qytetin, ne kuader te praktikave te buxhetimit me pjesmarje te cilat jane praktika te konsoliduara ne Bashkine e Durresit dhe në vijim të përqasjes qytetare dhe te nevojave te tyre në buxhet.

Këndvështrimi qytetar i shprehur në formën e opinioneve apo perceptimeve për vitin 2014 apo nëpërmjet të gjithë formave apo mekanizmave te tjerë të thithjes së këtij mendimi na orientuan në hartimin e këtij projekt buxheti për vitin në vijim , profili i të cilit jepet si më poshtë:

  • Vazhdimin e përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore
  • Vijimin e investimeve për shtimin sasior dhe cilësor të hapësirave të gjelbërta , si dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera publike , që ndikojnë pozitivisht për një rritje cilësore të jetës në qytet.
  • Perdorim të mjeteve alternative të financimit me kredi për projektet e Banesave Sociale me qera.
  • Bashkefinancimin ne projekte ne kuader te bashkepunimit nderkufitar te programit te paraaderimit ne BE .
  • Vijohet me një kontribut në rritje të shpenzimeve për shërbimet sociale , duke synuar një rritje cilësore dhe sasiore të tyre , por edhe në zgjerim shërbimesh.
  • Vijohet me një rritje progresive të shpenzimeve në mirëmbajtjen e infrastrukturës së qytetit, kryesisht për rrugët e ndërtuara , objektetet arsimore , si dhe shërbimet e tjera publike.
  • Prezantimi i buxhetit me programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale, ku përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat.

Per vitin 2014 janë renditur si më prioritare këta sektore:

  • Sherbimet publike
  • Infrastruktura rrugore
  • Strehimi social

Plani i Shpenzimeve Kapitale për vitin 2014 i shton Qytetit të Durresit 430 milion leke investime në infrastrukturën rrugore, 206 milion leke investime ne sherbimet publike , 19 milion leke investime ne arsim, sport e kulture , 100 milion leke ne ndertimin e banesave sociale , pra reth 773 milion leke investime gjithsej.
DETAJIMI I BUXHETIT PËR VITIN 2014 (FAQJA 4)
Ky projektbuxhet është pasqyrë e një vendimmarrjeje të përbashkët me komunitetin, shprehje besnike e nevojave dhe pritshmërisë së bashkëqytetarëve tanë.
Duke e mbyllur do t’ju ftoja ta miratojme te gjithe se bashku kete projekt -buxhet që të fillojmë pa humbur kohë nga puna .

Vangjush DAKO
Kryetar i Bashkisë DURRES

Shkarko te plote Buxhetin per Vitin 2014