Hartimi i Buxhetit per vitin 2016  u perfshi ne nje cikel te plote buxhetimi sipas kerkesave ligjore , duke i ndjekur te gjitha hapat te percaktuara ne ligj, i cili pasi ka identifikuar dhe analizuar kostot e shërbimeve dhe të investimeve sipas objektivave të programeve dhe standarteve në shërbime të ndryshme i ka materializuar ne shifra. Ne kete proces moren pjese te gjitha institucionet dhe ndermarrjet e varesise, si dhe 5 njesite e reja administrative . 

Ne zbatim te ligjit te ri nr.139/2015 “Per Veteqeverisjen vendore” ne vitin 2016 Bashkise i jane transferuar 5 funksione te reja, si me poshte: 

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH)

2. Personeli mësimor dhe jomësimor në arsimin parashkollor dhe personeli jomësimor në arsimin parauniversitar

3. Rrugët  rurale

4. Administrimi i pyjeve

5. Ujitja dhe Kullimi

Keto funksione do te financohen nga Qeveria nepermjet transfertave specifike. Ne keto transferta bëjnë pjese fondet për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, si dhe shpenzimet operative.

Ministrite e linjes , duhet të transferojnë në Bashki, inventarin e mjeteve, godinave dhe aseteve të tjera. Gjithashtu, duhet t’i dërgojne Bashkise të gjithë dokumentacionin që lidhet me personelin e këtij shërbimi, kuadrin ligjor dhe të dhëna të tjera që disponon të cilat janë të lidhura me shërbimin.

Standardet dhe kriteret e ofrimit të shërbimit do të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. 

Buxheti i Bashkise Durres per vitin 2016 vazhdon te jete nje buxhet i balancuar ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve. Ai eshte projektuar ne vleren 2.210.893.748 leke. 

Link: Shkarko te plote Buxhetin per Vitin 2016