Projekt-buxheti 2018-2020, ka si synim që te kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe territorial te bashkise dhe te ofroje per qytetaret sherbime me te mira.

Kete vit bashkia u asistua nga eksperte te ISB(Instituti i Studimeve Bashkekohore), mbeshtetur nga Dldp, qe lehtesuan procesin e pergatitjes se PBA ne funksion te kerkesave te reja ligjore dhe me pjesemarrjen e qytetareve dhe trajtimin e tij ne nje strukture te re lehtesisht te kuptueshme nga aktore te jashtem dhe keshilli i bashkise

Mbeshtetes te rendesishem ne procesin e pergatitjes se buxhetit jane te gjithe dokumentat strategjike dhe vecanerisht Strategjia Territoriale, dokument ky qe vendos standartet e zhvillimit te territorit dhe zhvillimit afatgjate te bashkise dhe orienton ne vazhdimesi te gjithe procesin e adresimit te burimeve financiare. 

Pergatitja e buxhetit eshte produkt i nje bashkepunimi te strukturave te brendshme, qe lidhet me pergjegjesite ligjore te punonjesve te Bashkise Qender dhe Njesive te tjera Administrative. 

Kete vit evidentohet fillimi i nje komunikim me te mire me njerëzit, u organizuan 14 degjesa publike, te cilat perfshine te gjithe territorin e bashkise. Morren pjese  rreth 493 qytetare), grupe te interesuara, subjekte, institucione shteterore, te zgjedhur vendore etj., te cilat kanë ndihmuar per te evidentuar shqetësimet dhe nevojat e shumta qytetare. Aktive ne kete proces ishin  OJF_CSDS Durres, Word vision, OJF e PAK, ne bashkepunim me  komisionin keshillimor qytetar  dhe komisionin keshillimor rinor, te cilet ndihmun dhe prioritizimin e projekteve.

Bashkia ne bashkepunim edhe me aktore e financues te tjere, parashikon per periudhen e PBA 2018-2020 rreth 89 projekte te reja, ku 80 projekte ose 90% jane projekte qe parashkohen per vitin 2018.

Link: Programi Buxhetor Afatmesem 2018-2020

Link: Pasqyrat e Buxhetit