Projekt-buxheti 2019-2021, ka si synim që te kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe territorial te bashkise dhe te ofroje per qytetaret sherbime me te mira.

Kete vit bashkia u asistua nga eksperte te ISB(Instituti i Studimeve Bashkekohore), mbeshtetur nga Dldp, qe lehtesuan procesin e pergatitjes se PBA ne funksion te kerkesave te reja ligjore dhe me pjesemarrjen e qytetareve dhe trajtimin e tij ne nje strukture te re lehtesisht te kuptueshme nga aktore te jashtem dhe keshilli i bashkise

Mbeshtetes te rendesishem ne procesin e pergatitjes se buxhetit jane te gjithe dokumentat strategjike dhe vecanerisht Strategjia Territoriale, dokument ky qe vendos standartet e zhvillimit te territorit dhe zhvillimit afatgjate te bashkise dhe orienton ne vazhdimesi te gjithe procesin e adresimit te burimeve financiare.

Pergatitja e buxhetit eshte produkt i nje bashkepunimi te strukturave te brendshme, qe lidhet me pergjegjesite ligjore te punonjesve te Bashkise Qender dhe Njesive te tjera Administrative. 

Bashkia ne bashkepunim edhe me aktore e financues te tjere, parashikon per periudhen e PBA 2019-2021 rreth 58 projekte te reja.

Link: Buxheti 2019