Baner
Prev Next Page:

Çelet festivali ndërkombëtar i filmit "Durres International Summerfest" në Amfiteatrin antik te qytetit te Durrësit

Çelet festivali ndërkombëtar i filmit

Në arenën e Amfiteatrit të Durrësit është çelur edicioni i tretë Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit Durrës 2010. Në ceremoninë e hapjes u nderuan me "Çmimin e Karrierës" tre nga figurat e artit shqiptar: skenaristi Dhimitër Xhuvani dhe aktorët Agim Qirjaqi dhe Bekim Fehmiu. Për të marrë ccmimin u ngjitën në skenë kolegë dhe të afërm të tyre, Nasi Lera, Gjergj Xhuvani, Bujar Kapexhiu dhe Enver Petrovci të cilët ndanë me pjesmarrësit emocionin që ngjall dhënia e cmimit. FestFilm 2010...

Read more

Starton Edicioni i III i Festivalit Ndërkombëtar Veror te Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës)

Starton Edicioni i III i Festivalit Ndërkombëtar Veror te Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës)

Edicioni i III-të i Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës) do të organizohet më 29 Gusht - 4 Shator 2010, pranë dy pikave qendrore të Durrësit: kinemaja teatër “Aleksandër Mosiu” dhe amfiteatri romak që do të ofrojë një ekran madhështor. Filmat që propozojnë botë dhe fate njerëzore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja,Hollanda etj. konkurrojnë në seksionin VIZIONE BASHKËKOHORE. Janë 10 filma nga produksionet më të fundit...

Read more

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Vangjush Dako u zhvillua “Nata e Bardhë e Durrësit”, mijëra qyetarë e pushues festojnë deri në agim

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Vangjush Dako u zhvillua “Nata e Bardhë e Durrësit”, mijëra qyetarë e pushues festojnë deri në agim

Nën kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ëshët zhvilluar në 14 gusht Nata e Bardhë e Durrësit, një aktivitet që është tashmë një traditë në qytetin e Durrësit dhe zhvillohet për të tretin vit rresht. Mbi 100 mijë qytetarë të Durrësit dhe pushues vendas e të huaj kanë festuar gjatë gjithë natës përgjatë bulevardit kryesor të qytetit dhe shëtitores taulantia me një numër të madh aktivitetesh artistike të organizuar nga Bashkia e Durrësit në...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në çeljen e panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri”

Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në çeljen e panairit “Ditët e  Biznesit Kosovar në Shqipëri”

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako së bashku me zv/kryeministrin e Kosovës Ram Manaj kanë vizituar panairin “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe është i vendosur në shëtitoren Taulantia. Pjesëmarrësit në panair ishin 35 kompani kosovare që kanë ekspozuar rreth 630 lloje produktesh kryesisht ushqimore por edhe të materialeve të ndërtimit. Kryebashkiaku Dako ka uruar pjesëmarrësit në panair dhe e ka siguruar biznesin...

Read more

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako takon delegacionin e biznesit kosovar, firmoset memorandumi i bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako takon delegacionin e biznesit kosovar, firmoset memorandumi i bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim, ku është firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi, delegacionin e biznesit kosovar i cili ka ardhur në Durrës me rastin e çeljes së panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që do të mbahet nga 26-28 Korrik 2010 dhe organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit. Në këtë takim kryebashkiaku Dako është shprehur se qyteti i Durrësit ka mirëpritur dhe do të...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako përuron fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit

Kryebashkiaku Vangjush Dako përuron fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit, i cili është një investim i madh prej rreth 218 milionë lekë të rinj i ndarë në dy lote e që ndryshon njëherë e përgjithmonë pamjen e kësaj zone duke krijuar një pamje moderne të një qyteti evropian. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij të rastit u shpreh se ky është projekti më i...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako hap ambientet e Bashkisë për skulpturat e dhuruara nga studentët diplomantë

Kryebashkiaku Vangjush Dako hap ambientet e Bashkisë për skulpturat e dhuruara nga studentët diplomantë

Studentë të sapodiplomuar i kanë dhuruar Bashkisë së Durrësit 8 buste që paraqesin personalitete të shquar të historisë së qytetit të Durrësit. Në ceremoninë e rastit merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka uruar studentët që me këtë rast i japin një kontribut të cmuar qytetit duke përcjellë nëpërmjet artit vlerat historike të qytetit. Kjo është inisiativë mjaft pozitive e studentëve të sapodiplomuar të Akademisë së Arteve të Bukura që punët e tyre...

Read more

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga që shoqërohej nga ish kryetari i kësaj komune Fuat Nimani i cili ka mbajtur edhe pozicionin e ministrit të të drejtave të njeriut dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi nga viti 2008 deri në 2010. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e shoqatës Ulqini në Durrës. Kryebashkiaku Dako i ka njohur të pranishmit me vlerat sidomos ato turistike...

Read more

Bashkia e Durrësit harton plan Veprimi për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge

Bashkia e Durrësit harton plan Veprimi për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge

Bashkia e Durrësit ka prezantuar në një tryezë të rrumbullakët planin për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, një nga kategoritë më të rrezikuara të fëmijëve dhe të prekur nga vështirësitë. Në kuadër të punës së Bashkisë dhe përpjekjeve të të githë aktorëve është realizuar një Plan Veprimi i cili do të testohet në periudhën e verës dhe do të përfshijë angazhimin e një sërë aktorëve. Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i...

Read more

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pret në një takim K/Admiralin turk Ismail Taylan

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pret në një takim K/Admiralin turk Ismail Taylan

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim K/Admiral turk Ismail Taylan në kuadër të një vizite njohëse që 5 anijet ushtarake turke zhvillojë në bregdetin shqiptar. Delegacioni ushtarak turk që kryesohej nga K/Admirali Taylan kishte në përbërje edhe Kapitenin e Rangut I-rë Orhan Aslan, Kapitenin e Rangut II-të Hannan Sayan, Kapitenin e Rangut II-të Murat Sirzai, N/Kolonel Saim Bagci i cili është atasheu ushtarak turk në Shqipëri etj. Takimi në fjalë është zhvilluar...

Read more
KryetariTë vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen dhe të nxjerrim në pah të gjitha vlerat e qytetit tonë, të së shkuarës dhe të së tashmes për të ndërtuar të ardhmen evropiane. shkruaj kryetarit...
Kryebashkiaku Vangjush Dako përuron fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit PDF Print E-mail
E mërkurë, 20 Korrik 2010 14:29
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit, i cili është një investim i madh prej rreth 218 milionë lekë të rinj i ndarë në dy lote e që ndryshon njëherë e përgjithmonë pamjen e kësaj zone duke krijuar një pamje moderne të një qyteti evropian. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij të rastit u shpreh se ky është projekti më i madh i Bashkisë deri tani që do të pasohet me projekte të tjera madhore të cilat po përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën në qytet: “Ky është projekti më i madh që ka investuar deri tani bashkia e Durrësit. E gjithë kjo zonë do të rehabilitohet duke krijuar një ambient shlodhës për banorët e kësaj zone por njëkohësisht duke krijuar edhe imazh të bukur e modern të një qyteti evropian për të gjithë ata që hyjnë në Durrës sepse kjo zonë është pikërisht pamja e parë me të cilën përballen ata që vijnë në qytetin tonë. Në këtë zonë ne do të aplikojmë teknologjinë më të fundit përsa i përket lojërave për fëmijë ndaj e kemi emërtuar parku i shkencave dhe gjithashtu do të vendosen pajisje të teknologjisë së fundit edhe përsa i përket objekteve ujore që do të ketë në këto lulishte që do të krijohen. Ky projekt madhor do ët pasohet edhe me të tjera projekte të mëdha të cilat janë në funksion të lehtësimit të mëtejshëm të jetës së qytetarëve të Durrësit. Ne po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës në qytet duke e shoqëruar atë me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe të mjediseve shplodhëse por edhe të shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët.” Rehabilitimi i kësaj zone përfshin krijimin e një zone të gjelbërt me sipërfaqe 7.700 m2, me 20 lloje pemësh e 50 lloje shkurresh, organizimin e një sheshi të ri shtruar me gurë natyralë në sipërfaqe 1.160m2, shtrim përgjatë rrugës kryesore me gurë natyral 4.900 m2, sistemim dhe shtrim i hapësirës përreth godinave 6.800m2, 8 hapësira të reja për lojëra fëmijësh të teknologjisë së fundit(parku i shkencave) 2.050 m2, rivitalizimi i fasadave të godinave ekzistuese 16.000 m2 etj. Ky projekt do ët zbatohet me dy lote ku loti i parë ka një vlerë prej 106 079 791 dhe loti i dytë ka një vlerë prej 111 973 302 lekë të rinj. Ky projekt gjigand do të përfundojë për 8 muaj. Pas ceremonisë së fillimit të punimeve kryetari i Bashkisë së Durrësit ka inspektuar të gjithë zonën ku ka filluar puna duke takuar e biseduar me shumë banorë të zonës që në përfundim të investimit do të rrethohen nga një ambient modern e shlodhës për ta.