Baner
Prev Next Page:

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako uron nxënësit në ditën e parë të shkollës

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako uron nxënësit në ditën e parë të shkollës

Në ditën e parë të shkollës kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka vizituar shkollën 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” për të përshëndetur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor. Shkolla Kushtrimi i Lirisë është rikonstruktuar tërësisht dhe i ka pritur nxënësit në këtë fillim të vitit të ri shkollor me ambiente moderne. Kryebashkiaku Vangjush Dako në fjalën e tij përshëndetëse pasi ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë shkollor u shpreh se Bashkia e...

Read more

“Ditët e fundit të Ema Blank” fiton Gladiatorin e Artë, kryebashkiaku Vangjush Dako i dhuron çmimin fituesit

“Ditët e fundit të Ema Blank” fiton Gladiatorin e Artë, kryebashkiaku Vangjush Dako i dhuron çmimin fituesit

Filmi " Last day of emma blank" nje bashkeprodhim holandez-belg është shpallur fitues i çmimit të madh "Gladiatori i artë", në përfundim të edicionit të trete të festivalit ndërkombëtar veror të filmit  që u zhvillua në Durrës për një javë me radhë. Gjatë një ceremonie përmbyllëse në arenën e amfiteatrit antik, ku morën pjesë artistë shqiptarë e të huaj, dipllomat e politikan,si dhe qytetarë e pushues të shumtë, juria e këtij edicioni si dhe organizatorët e festivalit akorduan edhe 7...

Read more

Dako: Vendimi i KRRTRSH-së shkel autonominë vendore, do ti drejtohemi gjykatës

Dako: Vendimi i KRRTRSH-së shkel autonominë vendore, do ti drejtohemi gjykatës

Vendimi i KRRTRSH-së për portin e peshkimit është i jashtëligjshëm dhe një shkelje e ahapur e autonomisë lokale ndaj ne do ti drejtohemi gjykatave të çdo niveli për këtë çështje si dhe i kërkojmë kryeministrit ta rishikojë këtë cvendim dhe të mos e zbardhë atë kjo ishte kryefjala e konferencës për shtyp që kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbajtur në lidhje me vendimin e KRRTRSH për ndërtimin e portit të peshkimit në shëtitoren bregdetare, në kundërshtim me...

Read more

Çelet festivali ndërkombëtar i filmit "Durres International Summerfest" në Amfiteatrin antik te qytetit te Durrësit

Çelet festivali ndërkombëtar i filmit

Në arenën e Amfiteatrit të Durrësit është çelur edicioni i tretë Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit Durrës 2010. Në ceremoninë e hapjes u nderuan me "Çmimin e Karrierës" tre nga figurat e artit shqiptar: skenaristi Dhimitër Xhuvani dhe aktorët Agim Qirjaqi dhe Bekim Fehmiu. Për të marrë ccmimin u ngjitën në skenë kolegë dhe të afërm të tyre, Nasi Lera, Gjergj Xhuvani, Bujar Kapexhiu dhe Enver Petrovci të cilët ndanë me pjesmarrësit emocionin që ngjall dhënia e cmimit. FestFilm 2010...

Read more

Starton Edicioni i III i Festivalit Ndërkombëtar Veror te Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës)

Starton Edicioni i III i Festivalit Ndërkombëtar Veror te Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës)

Edicioni i III-të i Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës) do të organizohet më 29 Gusht - 4 Shator 2010, pranë dy pikave qendrore të Durrësit: kinemaja teatër “Aleksandër Mosiu” dhe amfiteatri romak që do të ofrojë një ekran madhështor. Filmat që propozojnë botë dhe fate njerëzore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja,Hollanda etj. konkurrojnë në seksionin VIZIONE BASHKËKOHORE. Janë 10 filma nga produksionet më të fundit...

Read more

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Vangjush Dako u zhvillua “Nata e Bardhë e Durrësit”, mijëra qyetarë e pushues festojnë deri në agim

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Vangjush Dako u zhvillua “Nata e Bardhë e Durrësit”, mijëra qyetarë e pushues festojnë deri në agim

Nën kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ëshët zhvilluar në 14 gusht Nata e Bardhë e Durrësit, një aktivitet që është tashmë një traditë në qytetin e Durrësit dhe zhvillohet për të tretin vit rresht. Mbi 100 mijë qytetarë të Durrësit dhe pushues vendas e të huaj kanë festuar gjatë gjithë natës përgjatë bulevardit kryesor të qytetit dhe shëtitores taulantia me një numër të madh aktivitetesh artistike të organizuar nga Bashkia e Durrësit në...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në çeljen e panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri”

Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në çeljen e panairit “Ditët e  Biznesit Kosovar në Shqipëri”

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako së bashku me zv/kryeministrin e Kosovës Ram Manaj kanë vizituar panairin “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe është i vendosur në shëtitoren Taulantia. Pjesëmarrësit në panair ishin 35 kompani kosovare që kanë ekspozuar rreth 630 lloje produktesh kryesisht ushqimore por edhe të materialeve të ndërtimit. Kryebashkiaku Dako ka uruar pjesëmarrësit në panair dhe e ka siguruar biznesin...

Read more

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako takon delegacionin e biznesit kosovar, firmoset memorandumi i bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako takon delegacionin e biznesit kosovar, firmoset memorandumi i bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim, ku është firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi, delegacionin e biznesit kosovar i cili ka ardhur në Durrës me rastin e çeljes së panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që do të mbahet nga 26-28 Korrik 2010 dhe organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit. Në këtë takim kryebashkiaku Dako është shprehur se qyteti i Durrësit ka mirëpritur dhe do të...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako përuron fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit

Kryebashkiaku Vangjush Dako përuron fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar fillimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në hyrje të Durrësit, i cili është një investim i madh prej rreth 218 milionë lekë të rinj i ndarë në dy lote e që ndryshon njëherë e përgjithmonë pamjen e kësaj zone duke krijuar një pamje moderne të një qyteti evropian. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij të rastit u shpreh se ky është projekti më i...

Read more

Kryebashkiaku Vangjush Dako hap ambientet e Bashkisë për skulpturat e dhuruara nga studentët diplomantë

Kryebashkiaku Vangjush Dako hap ambientet e Bashkisë për skulpturat e dhuruara nga studentët diplomantë

Studentë të sapodiplomuar i kanë dhuruar Bashkisë së Durrësit 8 buste që paraqesin personalitete të shquar të historisë së qytetit të Durrësit. Në ceremoninë e rastit merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka uruar studentët që me këtë rast i japin një kontribut të cmuar qytetit duke përcjellë nëpërmjet artit vlerat historike të qytetit. Kjo është inisiativë mjaft pozitive e studentëve të sapodiplomuar të Akademisë së Arteve të Bukura që punët e tyre...

Read more
KryetariTë vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen dhe të nxjerrim në pah të gjitha vlerat e qytetit tonë, të së shkuarës dhe të së tashmes për të ndërtuar të ardhmen evropiane. shkruaj kryetarit...
Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në çeljen e panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” PDF Print E-mail
E enjte, 28 Korrik 2010 18:49
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako së bashku me zv/kryeministrin e Kosovës Ram Manaj kanë vizituar panairin “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe është i vendosur në shëtitoren Taulantia. Pjesëmarrësit në panair ishin 35 kompani kosovare që kanë ekspozuar rreth 630 lloje produktesh kryesisht ushqimore por edhe të materialeve të ndërtimit. Kryebashkiaku Dako ka uruar pjesëmarrësit në panair dhe e ka siguruar biznesin kosovar që do të jetë gjithnjë i mirëpritur në Durrës. Po kështu krybashkiaku Dako është shprehur gjithashtu për një bashkëpunim akoma më të ngushtë në drejtim të rritjes së mundësive për bashkëpunim në sferat e biznesit, arsimit, sportit dhe kulturës. Në ceremoninë e rastit për celjen e këtij panairi kanë përshëndetur edhe zv/kryeministri kosovar Ram Manaj i cili ka vënë theksin në ritmet e shpejta me të cilat po zhvillohet biznesi kosovar dhe vëmendja e puna që po bën qeveria e Kosovës për ti krijuar lehtësira këtij biznesi. Manaj ka shprehur vlerësimet e tij për këtë panair të parë të biznesit kosovar në Durrës i cili mirëpret kosovarët jo vetëm si pushues në sezonin turistik por i ka hapur dyert edhe për biznesin e Kosovës gjë që duket qartë edhe në interesimin e qytetarëve të Durrësit për këtë panair. Aktivitetin e ka përshëndetur edhe kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini. Pas ceremonisë së rastit kryetari I Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zv/kryeministri i Kosovës Ram Manaj kanë vizituar të gjitha seksionet e këtij panairi. Qëllimi i këtij panairi është informimi i qytetarëve të Shqipërisë për prodhimet dhe shërbimet Kosovare të cilat meritojnë një trajtim më të mirë, si dhe krijimi i partneritetit mes afaristëve shqiptarë e kosovarë dhe aktorët tjerë për përmirësimin e eksportit të prodhuesve Kosovarë. Ky panair ka si qëllim promovimin e biznesit kosovar dhe është një përpjekje për rritjen e Eksportit në drejtim bilateral. AKB përmes projektit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” tenton të ndërtojë kanale të reja komunikimi në mes të prodhuesve Kosovar dhe Shqipërisë, vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Si i tillë, projekti do t’u jep afaristëve vendor një kredibilitet të ri në tregun e Shqipërisë si dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit. Objektivat e Panairit janë promovimi i prodhimeve kosovare për cilësi dhe standarde ndërkombëtare për eksport, përmirësimi i politikave tregtare të jashtme dhe eliminimi i barierave tarifore dhe jotarifore për krijimin e një ambienti më të favorshëm të bashkëpunimit Kosovaro- Shqiptare, ngritja në një shkallë më të lartë e eksportit nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë Biznes Kosovar dhe Biznes Shqiptar por edhe komunikimi me konsumatorët shqiptar dhe institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare, Mundësia e përbashket e projekteve investive në sferat e ndryshme prodhuese tregtare, turizëm dhe shërbime në Kosovë dhe Shqipëri. Panairi ka ngjallur mjaft interesim tek qytetarët durrsakë që e kanë vizituar atë. Organizatorët e panairit kishin organizuar me këtë raste dhe një koncert ku kanë marrë pjesë këngëtarë të njohur kosovarë të rrymave të ndryshme muzikore.