Viti 2011

“Nata e Bardhe e Durresit”
Aktivitet i cili ishte ndertuar sipas modelit te Nates se Bardhe. Organizatoret mundesuan instalimin e dy skenave te medha koncertore, para Qendres Kulturore dhe ne shetitoren “Taulantia” ku performuan dy grupe muzikore te ardhur nga Britania e Madhe.
“Maratona e Kenges Popullore Qytetare”
Koncert i zhvilluar ne shetitoren “Taulantia” ku moren pjese kengetaret me ne ze te muzikes populloore qytetare.
“Intenational Sumerfilm Festival”
Ceremonia e hapjes se ketij Festivali u zhvillua ne Anfiteatrin antik  te Durresit dhe ne ditet ne vijim vazhdoi me shfaqjen e filmave ne qendren Kulturore “A.Moisiu” Durres.
“Festivali Nderkombetar i Muzikes se Dhomes”
U zhvillua ne Qendren Kulturore “A.Moisiu” Durres ku moren pjese instrumentiste te ardhur nga vende te ndryshme te botes.
Komedi te vena ne skene :
“Pas vdekjes”
U vu ne skene nga trupa e Teatrit “A. Moisiu” Durres me regji te Hervin Culi.
Komedia “Udhetim pa vize i nje alieni”
U zhvillua ne skenen e Teatrit “A.Moisiu” me pjesemarjen e trupes se ketij teatri.
Ekspozite pikture “Deti dhe Arkeologjia”
Realizimi i kesaj ekspozite u zhvillua ne galerine “Jozef”, ku u realizza dhe ekspozuan 30 vepra ne pikture.
“Albania Dance Meeting”
Edicioni i 5-te i kercimit kontemporan u zhvillua ne Q.K “A.Moisiu” Durres ku moren pjese trupa danci te ardhura nga e gjithe bota.
“Una serenata Romana”
Koncert i tenorit Kastriot Tusha. U zhvillua ne Amfiteatrin antik ku mori pjese orkestra filarmonike e Akademise se Arteve.

VITI 2012

“Festivali Nderkombetar i Filmit”
Ky festival startoi ne muajin gusht, ku per nje jave rresht u shfaqen filma nga e gjithe bota, te cilet ishin pjese e konkurimit zyrtar. Pervec emrave te njohur te  producenteve dhe regjisoreve  te kinemase boterore moren pjese dhe regjisore dhe aktore shqiptare.
“Summer Fest”
Prejekti u realizua ne shetitoren “Taulantia” . Qellimi i ketij aktiviteti ishte promovimi i muzikes moderne shqiptare si dhe promovimi i vlerave turistike dhe tradites kulturore te qytetit.
“Festivali Nderkombetar i Dansit Modern”
Ne kete edicion moren pjese shtate kompani te njohura nderkombetare dhe  shqiptare te dansit modern dhe kontemporan te cilet performuan para nje publiku te zgjeddhur ne skenen e teatrit “A.Moisiu” Durres.
“Maratona e Kenges Popullore dhe Qytetare”
Aktiviteti u zhvillua ne shetitoren “Taulantia” ku performuan artiste dhe kengetare te suksesshem te muzikes popullore qytetare te trevave shqiptare.
“Festa e Ullirit”
Feste tradizionale e qytetit. Starton me bjelljen e fidanit te ullirit, si simbol i paqes. Me pas koncert me pjesemarrjen e kengetareve dhe humoristeve me ne ze.
“Festivali Nderkombetar i Muzikes se Dhomes”
Ne tre koncertet e zhvilluara te ketij festivali koncertuan instrumentiste klasike te ardhur nga vende te ndryshme te botes

Viti 2013


Aktivitetet si me poshte tashme jane bere tradite ne qytetin e Durresit dhe jane zhvilluar ne te njejtat vende si ne  vitet paraardhese.
•    “Festivali Nderkombetar i Filmit”
•    “Summer Fest”
•    “Maratona e Kenges Popullore dhe Qytetare”
•    “Festivali Dansit Modern”
•    “Festivali Nderkombetar i muzikes se dhomes”
•    “Festa e Detit”