Turizmi masiv.
Rera e bollshme e ben plazhin e Durresit jo vetem shume te dobishem nga ana shendetsore, por edhe nje plazh te pershtatshem per familjaret  qe mund te pushojne te qete bashke me femijet e tyre.
Plazhi i Durresit eshte plazhi me i populluar i Shqiperise, per shkak te perqendrimit te madh te hoteleve dhe qendrave te banimit. Se fundi ne pika te ndryshme te plazhit jane vendosur edhe kulla vrojtuese, te cilat kujdesen per pushuesit qe mund te kene probleme ne det.

Turizmi intim.
Pjesa me terheqese e gjithe vijes bregdetare te Durresit eshte plazhi i Currilave, me teren te thyer ranor e shkembor, i cili ofron per pushuesit natyre te bukur, aromen e pishave te detit dhe ambiente intime, larg nga zhurma e plazheve te populluara. Po keshtu mund te permendim Porto-Romanon dhe Kepin e Rodonit. Keto zona mund te sherbejne jo vetem si ambiente pushimi por edhe si destinacione te mirefillta ekskursionesh dhe shetitjesh te gjata,qe do ti pasurojne pushimet tuaja me aventure.

Turizmi familjar.
Nje pjese shume interesante e qytetit te Durresit, zona e lshmit, dhe Gjiri i Lalezit,qe ndodhen ne veri te Durresit dhe shtrihen derine Kepin e Rodonit. lshmi eshte nje vendbanim i Lashte ilir dhe ruan ende gjurme te origjines se tij te hershme. Eshte ideal per turizmin famljar, i cili ofron qetesine dhe komfortin qe nuk e ofrojne dot plazhet e zhurmshme e te
mbipopulluara te Durresit.

Turizmi kulturor.
Turizmi kulturor. Durresi eshte nje qender e rendesishme arkeologjike, nje nga me te medhate ne Shqiperi, qe e ben ate te jete ne qender te vemendjes se turisteve te huaj qe vijne te vizitojne Shqiperine. Vendosja ne qender te vemendjes si qytet i Lashte Ilir , i jep Durresit mundesine te jete i vizitueshem jo vetem prej bregdetit gjate sezonit veror , por gjate te gjithe vitit si nje qender e pasur kulturore.
Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij.

Akomodimi dhe gastronomia
Hotelet qe shtrihen pergjate bregut te detit jane te shumte e me kushte shume te mira, te cilat mund te themi se konkurojne pa frike te gjitha standartet bashkekohore te turizmit te sotem.
Kapaciteti i tyre mesatar eshte 30-100 dhoma, duke ofruar sherbime nga dy deri ne pese yje, te karakterizuar pergjithesisht nga teknologji e re, mobilim modern,per shkak te ndertimit te tyre ne dy dhjetejecaret e fundit.
Te gjitha llojet e gatimeve dhe kuzhinave mund t'i provoni ne restorantet e zones se Durresit. pa dyshim qe mbi cdo gatim mbizoteronjne produktet e detit, por ju mund te provoni gjithashtu kuzhinen shqiptare me te gjiiha specialitetet e saj.

ARTI I MOZAIKEVE
Arti i mozaikut, eshte shume prezantues ne Durres, cka deshmon per nje art muziv ne shekuj ne kete qytet, me shkole e atelie mozaiçistesh. Keshtu permendim Mozaiku “Bukuroshja e Durresit", i gjysmes se dyte te shek 'lV para'K', zbuluar gjate Luftes se pare Boterore, nga trupat austro-hungareze, prej arkeologut austriak Praschnicher, rizbuluar ne VitiN n1947 ne baze te koordinatave te lena prej tij, sot i ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane.
Mozaiku "Me Hipokamp", ne Lagjen nr.3, zbuluar ne vitin 1947, bardhe e zi, i perket nje godine Luksoze, te periudhes romake, datohet e shek' I pas'K'

Mozaiku "i Amfiteatrit ", i ndertuar ne kapelen e vogel te ketij monumenti ' Mozaik shume ngjyresh paraqet shenjtoret Stefan, Sofi e lrene, si dhe figura Laike e perandorit Aleksander. Ka mendime te ndryshme  per datimin e ketij mozaiku, si shek VI mbas K, e disa te tjere mbas shek X.

Mozaiku i Bazilikes ne Arapaj , mozaik shume ngjyresh me 2 emblema , njera e Eukaristise dhe tjetra Bukolike  me siperfaqe 54 m,q ne aneksin funerar , martirium te kesj bazilike datuar ne shek VI mbas K , mozaik me vlera te rralla artistike, per nga kompozimi dhe realizimi artistik.

Muzeu i Kultures Popullore
Hapur ne Vitin 1982, ne ambientet e shtepise karakteristike durrsake, e gjysmes se dyte te shekXIX Jane ekspozuar objekte  origiinale te mjeshtrise artizanale te banoreve te Durresit e te rrethinave te tij.Permban koleksion te pasur te  veshjeve popullore te treves etnografike te kesai zone te shqiperise se mesme, si dhe punime artizanale ne materiale si lesh mendafsh pambuk bri baker e gur.' Adresa : L.Nr 1, RR. "Koloneli Tomson", Tel 0 52231 50. 0rari 08-13;17 -19,Pushim e Hene

Shtepia Muze Aleksander Moisiu
Eshte inaguruar ne shtator 1982.Ketu ka kaluar femijrine e tij aktori me origjine shqiptare A.Moisiu, ne vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkolles fillore.Ne dy dhoma shpalosen ne stenda biografia e tij familjare e artistrke bazuar ne dokumenta autentike; kurse ne dhomen e dyte paraqiten  vepra arti te krijuesve vendas per figuren e aktorit te madh.
Adresa: L1,  Rr. "Koloneli Tomson", tel  052231 50 ORARI , 08-13; 17-19, Pushim e hene

Muzeu Arkeologiik
Muzeu i vjeter eshte inaguruar ne mars 1951, i riu  me 13 prill 2002.Muze i permasave kombetare. Ka te realizuar pavionin e prehistorise dhe te antikitetit e te asaj postbizantine, ku jane ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike te dala nga nentoka muze e qytetit. Eshte ne proges ngritja e pavionit te mesjetes.
Adresa: L.Nr.1, Rr.Taulantia TeL.052 225 .0rari 08-13e 17-19. Pushim te Henen

Salla e relikeve te luftes
Eshte inaguruar fillimishte ne vitin  1969, ka ardhur duke u pasuruar,Ndodhet ne katin e dyte mbi Kompleksin Funerar te Deshmoreve , deshmoreve te Luftes te Dyte Boterore(1939-1944), krahas tyre jane varrosur dhe eshtrat e deshmoreve te levizjes patriotike ne fillim te shek XX.
Ne sallen e relikeve jane ekspozuar armet trofe te Luftes se Dyte Boterore , objekte personale te deshmoreve .
Adresa : L Nr 11.Rr “ Aleksander Goga”, Orari cdo dite 08-16, Pushim te shtune, te diele .