Ky qytet më ka mësuar shpirtmadhësinë , dëshirën për punën, aftësinë për t'u ripërtërirë, duke ruajtur në të njëjten kohë traditën, identitetin dhe personalitetin.
 
Të mendosh për të ardhmen dhe për madhështinë do të thotë t’i japësh Durrësit një Waterfront të ri modern, të cilin e kemi quajtur Vija e Kaltër e qytetit , me një port turistik i cili do ta transformojë qytetin në një qëndër të rëndësishme në të gjithë Rajonin e Mesdheut, me hapësira të reja publike si sheshi Liria dhe me plazhe të reja publike në zona më elitare si ajo  e Currilave. Vetëm atëhere qyteti yne do të jetë më tërheqës se kurrë.
Falë pasurive historike dhe natyrore , si dhe impenjimit për kulturën , Durrësi sot është në mënyrë të padiskutueshme qyteti turistik më i vizituar në Shqipëri, qyteti që të gjithë e duam më të bukur dhe vital.
 
Vangjush Dako 
Kryetar i Bashkisë Durrës