Zhuljen Varfaj, lindur në Durrës 22.04.1962. I martuar dhe ka 3 fëmijë.

Ka përfunduar studimet e larta për Veterinari, në Universitetin Bujqësor të Tiranës gjatë viteve 1982-1987.

Nga viti 1988-1991 ka punuar në KTL Qerret. Prej viteve 1994-1999 ka punuar në sipërmarrjen private “Adriatik” shpk. 

Në vitet 2000-2004 ka punuar në kompaninë “ANSI” shpk, ku ka shpalosur aftësi menaxheriale të lavdërueshme.

Nga viti 2004-2007 ka punuar në organizatën jo fitimprurëse (OJF) “Dael” dhe Shtëpinë Filmike “Atrid Film Production”

Që prej vitit 2007 mban postin e Nënkryetarit në Bashkinë Durrës.

Ka njohje shumë të mira të gjuhës Angleze, Greke dhe Ruse.