BASHKIA E DURRËSIT MBËSHTETUR NË VKB 588, DATË 11.03.2019

SHPALL THIRRJEN PËR PROJEKT-PROPOZIMET PËR “AKTIVITET NDËRGJEGJËSIMI DHE NXITJE E VULLNETARIZMIT GJATË SEZONIT TURISTIK ME QËLLIM RUAJTJEN E MJEDISIT TË BREGDETIT NGA NDOTJA E DËMTIMI”

Me zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, qyteti i Durrësit shërben si një nyje kryesore e cila mundëson aksesin në nivel kombëtar, dhe si e tillë ka mbajtur gjithmonë fluksin më të madh të akomodimit dhe shërbimit të turistëve të huaj dhe vendas, duke e kthyer Durrësin jo vetëm një destinacion veror për plazh, por edhe një destinacion gjithëvjetor të turizmit kulturor.

Referuar (draft) Strategjisë Territoriale të Bashkisë Durrës (2015-2030), komponenti turistik e shikon Bashkinë Durrës si: 

• Durrësi si vitrinë e Shqipërisë për vizitorët e kroçerave;

• Mbrojtja dhe promovimi i parqeve natyrore / valorizimi i hinterlandit për vizitorët lokale dhe kombëtare (nga Tirana);

• Turizmi i detit& rërës: cilësor në Lalëz dhe Kallm dhe familjar në pjesën tjetër;

• Mbrojtja & vlerësimi i pasurisë historike & arkeologjike. 

Me objektivin kryesor strategjik rritjen e fluksit të vizitorëve në qytetin e Durrësit, dhe duke konsideruar zhvillimin e turizmit si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik vendor, turizmi në Durrës duhet të orientohet gjithnjë e më shumë drejt ndërlidhjes së sektorëve të shërbimeve/produkteve të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe turizmit kulturor. Gjithashtu, një objektiv tjetër specifik mbetet përkrahja e zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit natyror për qëllime rekreative dhe për të promovuar ekoturizmin. 

Për sa më sipër, me qëllim promovimin, zhvillimin e turizmit si edhe promovimin dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit, Bashkia Durrës fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Durrës si më poshtë:

1.  Prioriteti: Turizmi dhe Mjedisi

1.1 Ndërgjegjësimi për mbrotjen e mjedisit në funksion të zhvillimit të turizmit;

1.2 Nxitja e vullnetarizmit në mbrojtje të mjedisit.

Shuma e fondit për projektin e miratuar/aprovuar do të jetë 1,225,000 Lekë. OSHC-të mund të dorëzojnë një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 1,225,000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit (Maj 2019 – Korrik 2019). 

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë deri në 3 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga muaji Maj 2019- deri në muajin Korrik 2019.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Durrës do të jetë i disponueshëm nga data: 03/04/2019 pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Durrës, L.1, Sheshi Liria, 2000 Durrës. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në ëeb-faqen zyrtare të Bashkisë (www.durres.gov.al). 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në dy (2) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 14:00, në adresën: Bashkia e Durrësit, L.1, Sheshi Liria, 2000 Durrës.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 23/04/2019. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 5 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë (www.durres.gov.al), në tabelën e njoftimeve të bashkisë. 

Link: Dokumentacioni i Aplikimit