THIRRJE PËR PJESËMARRJE në shkollën verore “DRecoschool”

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2009 nga një grup ekspertësh të rinjtë angazhuar në shoqërinë civile dhe fushën e mjedisit. EPER Center promovon dhe mbështet zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm përmes një pune gjithëpërfshirëse.

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center), në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me bashkinë Durrës si një nga 12 bashkitë partnere të programit në Shqipëri, do të realizojë shkollën verore “DRecoschool”.

Shkolla verore “DRecoschool” do të bëjë bashkë 20 të rinjë, të grupmoshës 15-18 vjeç të Bashkisë Durrës, të cilët duan të mësojnë më shumë për mjedisin dhe zhvillojnë aftësi për veprime promjedisore.

Shkolla do të realizohet nga një ekip profesionistësh në fushën e mjedisit për 7 ditë rresht, nga data 22 Korrik 2019 deri në datën 28 Korrik 2019, ku 4 ditë do të jenë edukim formal në mjediset e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës dhe 3 ditë edukim joformal me vizita studimore në 3 zona turistike të Bashkisë Durrës.

Për sa mësipër, EPER Center fton të gjithë të rinjtë e grupmoshës 15-18 vjeç të Bashkisë Durrës, të aplikojnë për pjesëmarrje në shkollën verore “DRecoschool” në linkun: APLIKIM “DRecoschool” (https://forms.gle/zC2hCMX2SvKqvW6EA)

Të rinjtë e intersuar duhet të dërgojnë aplikimin brenda datës 10.07.2019, ora 17:00.

Vetëm të rinjtë e përzgjedhur do të kontaktohen nga EPER Center për fazat e tjera të këtij aplikimi.

Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni në nr. +355 672054788 ose në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.